sensibilizim

1 milionë zogj deti dhe 100.000 gjitarë vdesin çdo vit nga mbetjet plastike!

Vullnetarë të Qendrës së Informacionit AARHUS – Vlorë, u angazhuan sot përgjatë vijës bregdetare në plazhin e ri, për të pastruar mbetjet urbane të grumbulluara aty si pasojë e erërave detare. Këto mbetje janë pasojë e papërgjegjshmërisë tonë si qytetarë, pasi ato janë grumbulluar këtu në plazhin e ri, por zanafilla e këtyre mbetjeve është shumë larg nga këtu, por edhe afër. Çdo njëri nga ne, pa u menduar gjatë i flakim mbetjet që ne prodhojmë, në natyrë, në përrenj, në pyll, në lum, në anë të rrugës.

Koncert nënujor në Florida, si tërheqje vëmendje për ruajtjen e koraleve

Adhuruesit e muzikës dhe të koraleve janë përpjekur t’i bashkojnë të dyja në fund të detit me pjesëmarrjen në festivalin Lower Keys, në Florida, SHBA. Rreth 400 zhytës u mblodhën mes koraleve te Looe Key për një koncert nënujor, një event i rrallë ky por dhe mjaft i preferuar. Organizatori Bill Becker tha: “Kemi goxha audiencë këtu poshtë." Kjo është një prej gjërave që mund të bëhen për të tërhequr vëmendjen tek ruajtja e koraleve, tek ndërgjegjësimi i zhytësve. Koncerti është një mënyrë për të kërkuar një ekulibër mes mbrojtjes së barrierës koralore dhe kënaqësisë së publikut”.