sera

Këtë javë fillon aplikimi për ndërtimin e serrave

Këtë javë, fillon aplikimi i bujqve, për ndërtimin e serrave. Kështu është bërë e ditur në mbledhjen e rregullt të Këshillit të Drejtorëve, të cilën e ka drejtuar nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha. Sipas drejtorit të Drejtorisë së Bujqësisë, Murat Hoxha, tashmë fillon edhe realizimi i projektit të parë për këtë vit në sektorin e bujqësisë, e që ka të bëjë me ndërtimin e serrave. Fillimisht bujqit do të aplikojnë për ndërtimin e serrave, e më pas, në bazë të numrit të aplikuesve dhe atyre që i plotësojnë kriteret, do të bëhet edhe përzgjedhja e përfituesve.