Serbi

Përmbytjet e përqendrojnë sërish vëmendjen në ndryshimet klimatike

Vërshimet e fundit në disa pjesë të Serbisë që shkaktuan 1 të vdekur dhe 150 të evakuuar nga mbushja e shtëpive me ujë e kanë kthyer sërish vëmendjen në ndryshimet klimatike. Debati i ngrohjes globale mbi konkluzionet shkencore, nëse ndryshimet klimatike do të shkaktojnë shkatërrimin e plotë të planetit tonë, ka nxitur diskutime të mëtejshme në mbarë botën. Janë të dokumentuara faktet se ndryshimet klimatike kanë shkaktuar shkatërrime të rënda në sistemet tona ekologjike dhe kanë ndikuar edhe në mjedis.

Përmbytjet nga reshjet e shiut, Serbia shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Shirat e dendur të orëve të fundit në Serbi kanë shkaktuar fryrje të lumenjve si edhe përmbytje në disa zona të Serbisë Qendrore dhe asaj Perëndimore, ku autoritetet kanë shpallur sot gjendjen e jashtëzakonshme, njoftoi Ministria e Brendshme e vendit ballkanik. Ajo shtoi se dhjetëra persona janë evakuar. Shërbimi meteorologjik vendas njoftoi se intensiteti i shirave do të bjerë sot pasdite dhe nesër në mëngjes për të rifilluar gjatë ditëve në vazhdim. “Gjendja e emergjencës është shpallur në Çaçak, Topola, Bajina Basta, Pozega, Novi Pazar, Arilje dhe Lucani për shkak të reshjeve masive të shiut dhe fryrjes së lumenjve”, njoftoi agjencia zyrtare serbe e lajmeve, TANJUG.

Plane për investime të rëndësishme në turizmin serb

Kryeministri i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka njoftuar një investim të rëndësishëm në zhvillimin e turizmit në Serbi, duke theksuar se prioritet do të jetë investimi në zonën bregdetare të Danubit, infrastrukturën spa dhe qendrat malore dhe infrastrukturën rrugore. Duke hapur Panairin Ndërkombëtar të Turizmit në Beograd, Vucic ka thënë se në zonën bregdetare të Danubit deri në fund të këtij viti dhe në fillim të vitit të ardhshëm do të investohen 10 milion euro, sidomos në pjesën nga Apatin në Beska dhe nga Smederevo në Kladovo. Qëllimi është të përfundojë infrastruktura dhe të përfshijë pellgun e Danubit në ofertën rajonale të turizmit, tha ai.

Regata Drina, 20,000 protestues kundër kanosjes së salmonit të Danubit

Të shtunën e 22 korrikut, një nga aktivitetet më të mëdha të lumenjve në Evropë - Regata Drina - u zhvillua në lumin Drina, pranë Bajina Basta në Serbi. Rreth 20,000 njerëz morën mjetet e tyre lundruese, varka, kanoe dhe barka tradicionale prej druri dhe zbritën rrjedhën e këtij lumi të bukur. Në veprimtarinë e këtij viti, OJQ-të në bashkëpunim me shoqatat e peshkimit protestuan kundër planeve hidroenergjetike për herë të parë në historinë 24-vjeçare të regatës.

Shkaba serbe gjendet e plagosur në Fushë-Krujë

Megjithëse moratoriumi i gjuetisë është akoma në fuqi, dhe çdo kafshë e vrarë është veprim kriminal që dënohet nga ligji, gjuetia e paligjshme vijon të mbetet shqetësim.  Një shkabë e plagosur me armë zjarri është gjetur pasditen e djeshme në Fushë-Krujë nga dy të rinj. Shkaba ka plagë me armë zjarri dhe është tepër e dëmtuar në njërin krah.  Në këmbë ka dy etiketa metalike, në njërën prej të cilave lexohet “HAHN MUSEUM” dhe në tjetrën numri dhe “Beograd”.

Shkencëtari serb rrezikon vendin e punës pasi mbrojti evolucionin

Drejtori i Qendrës Serbe për Promovimin e Shkencës, Nemanja Djorgjeviç, rrezikon të shkarkohet pasi i kërkoi Ministrit të Arsimit t’i përgjigjej një peticioni që kërkon përjashtimin e teorisë së evolucionit të Darvinit nga shkollat. Bordi i qendrës votoi të enjten 3-2 për të shkarkuar Djorgjeviçin sepse ai “paraqiti një pikëpamje personale si pikëpamje të Qendrës”, mbi debatin e rishqyrtimit të teorisë së Darvinit. “Nuk pati diskutim për kualifikimet e mia apo punën time deri më tani”, tha për BIRN Djordjeviç, duke shtuar se promovimi i shkencës është pjesë e punës së tij, veçanërisht kur sulmohet nga “pseudo-shkenca”.