sezon turistik

Bregdeti i papastër - Në Durrës dynden pushuesit, por në maj nis plugimi i rërës

Kur na ndajnë pak ditë nga çelja zyrtare e sezonit turistik, përgjatë vijës bregdetare të plazhit të Durrësit nuk është marrë asnjë masë për infrastrukturën e përgjithshme pritëse. E gjithë vija bregdetare është e mbushur me alga dhe mbetje të tjera, ndërsa edhe këtë sezon veror do të mungojnë tualetet publike. Pushuesit e parë që kanë nisur të frekuentojnë plazhin e Durrësit shprehen se situata nuk është normale. Pritet që në fillim të muajit maj të nisë pastrimi, plugimi dhe disinfektimi i rërës, ndërsa në 15 maj Bashkia do të çelë zyrtarisht sezonin turistik veror.

Mbarëvajtja e sezonit turistik, ministria apel bizneseve për sigurinë ushqimore

Ministria e Bujqësisë u ka kërkuar bizneseve ushqimore, angazhim maksimal në ofrimin e kushteve të nevojshme të sigurisë ushqimore konsumatorëve, për një mbarëvajtje sa më të mirë të sezonit turistik veror. Përmes një letre informuase, Ministria e Bujqësisë i është drejtuar 1400 bizneseve, restorante, fast foode, etj që janë kryesisht përgjatë zonave bregdetare, për kushtet që duhet të plotësojnë, në garantimin e sigurisë ushqimore.

Nis nga Divjaka dezinsektimi në zonat turistike, ekspertët: Garantojmë sezonin!

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale me ekspertët e shëndetit publik nisi nga Divjaka procesin e dezinsektimit në zonat turistike dhe ato urbane për vitin 2018. Sipas ekspertëve entomologë, është me rëndësi të madhe fillimi i procesit të dezinsektimit në këtë periudhë.

Rruga e harruar e Durrësit. Aksi Currila-Kallm, tërësisht i shkatërruar

Një nga rrugët që të çon në zonën e Kallmit në Durrës nuk është prekur asnjëherë nga ndonjë projekt i bashkisë. Mungesa e infrastrukturës e ka lënë jashtë vëmendjes dhe zhvillimit zonën e bukur të Kallmit, edhe pse vetëm pak kilometra larg Durrësit. Vetëm aventurierët marrin mundimin për të kaluar nëpër një rrugë pa rrugë që të çon deri atje.