Shala

Bashkia kundër HEC-it në Theth: Duhej të na merrej mendimi ne dhe banorëve

Bashkia Shkodër e quan të paligjshme dhënien me koncesion të hidrocentralit në Theth që do të ndërtohet në lumin e Shalës. Qeveria shqiptare miratoi dhënien me koncesion për subjektin “bashkimi i operatorëve të shoqërive ‘Çinar-San Hafriyat Nakliyat Insaat Turizm Sanayi Ve Ticaret LTD.STI’, ‘Shala Energy PLC’ dhe ‘Falak Properties LLC'” me një vlerë prej 84 milionë eurosh, me një afat prej 36 muajsh për zbatimin e projektit. Pasi ky lajm u bë i ditur përmes mediave, Bashkia Shkodër ka marrë informacion në lidhje me procedurat e dhënies së këtij koncesioni.

HEC-et në Shalë, MEI: Nuk cënohet zona e mbrojtur

Ministria e Energjisë dhe Industrisë (MEI) reagoi sot mbi ndërtimin e hidrocentraleve mbi lumin Shalë një ditë pas publikimit të kompanive fituese të koncesionit. Në sqarimin e saj, ministria detajon se projekti nuk është i ri dhe se ish-qeveria e djathtë miratoi në vitin 2009 ndërtimin e 6 hidrocentraleve në këtë pellg ujëmbledhës. Pas konstatimit të mungesës së dokumenteve MEI vendosi që të rishpallte koncesionin këtë vit dhe tashmë kompanitë fituese parashikojnë vetëm 3 hidrocentrale, sakaq theksohet se impakti mjedisor synohet që të minimizohet.