Sharre

Diferencimi i mbetjeve, Veliaj: Jo më në kazanë

Landifilli i Sharrës ka tanimë një impiant të dytë për diferencimin e mbetjeve urbane më parë se të depozitohen për përpunim. “Që të arrijmë këto dy misione, pra që të kemi një qytet të pastër, por edhe një landfill e menaxhim modern të mbetjeve, na duhet pak bashkëpunim. Duke nisur nga kjo verë, nuk do të lejojmë që çdo vendgrumbullimi mbetjesh apo çdo konteiner mbeturinash të kthehet në pikë riciklimi. Ajo që na ndodh shpesh është që, pasi është pastruar qyteti, pasi janë zbrazur koshat, ato derdhen sërish në rrugë duke shkaktuar infeksione, e ndonjëherë edhe digjen duke sjellë rrezik për qytetar”, tha kryebashkiaku i Tiranës.

Tirana do t’a paguajë shtrenjtë koncesionin e inceneratorit të plehrave

Në prag të Krishtlindjeve, një njoftim i ngjitur pas portës së hekurt në landfilldin e Sharrës shpjegonte se në janar 2018 hynin në fuqi rregulla të reja për përpunimin e plehrave të kryeqytetit. Sipas njoftimit, personat e vetëpunësuar në industrinë e riciklimit në Sharrë si dhe kompanitë që depozitojnë mbetje aty duhet të kontaktojnë me kompaninë koncesionare para se të vazhdojnë aktivitetin e tyre.

Veliaj, aferë me inceneratorin e plehrave

Kontrata koncesionare faturon 29 euro për çdo ton mbetjesh urbane dhe detyron bashkinë e Tiranës që të depozitojë minimalisht 550 ton plehra në ditë në Sharrë, kosto kjo që i garanton kompanisë 5.8 milionë euro në vit. Në prag të Krishtlindjeve, një njoftim i ngjitur pas portës së hekurt në landfilldin e Sharrës shpjegonte se në janar 2018 hynin në fuqi rregulla të reja për përpunimin e plehrave të kryeqytetit.

Veliaj: “I japim fund ndotjes me kazanët e plehrave në Tiranë”

Situata në landfillin e Sharrës do të marrë shumë shpejt zgjidhje. Bashkia e Tiranës ka nisur zbatimin e projektit, i cili mundëson ndarjen e mbetjeve të riciklueshme para se ato të shkojnë për asgjësim. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, inspektoi sot nga afër situatën në këtë landfill, ku dhe është njohur me mundësitë që ofron zbatimi i këtij projekti në terren. Ai bëri të ditur masat për të shmangur problematikat e hasura deri më tani, qoftë në vendmbledhjen e mbetjeve në Sharrë, ashtu edhe me kazanët e plehrave nëpër qytet.