Shebenik-Jabllanice

Administrata e Parkut Kombëtar Shebenik-Jabllanicë, përgatitet për turizmin veror

Punonjësit e Administratës në Parkun Kombëtar Shebenik-Jabllanicë, në fillim të sezonit veror turistik, po përmirësojnë infrastrukturën orientuese dhe informuese në ndihmë të lëvizjeve turistike të vizitorëve të parkut. Këto tabela janë vendosur në Fushë Studen dhe po vazhdojnë edhe në zona të tjera si në Rrajcë, Qarrishtë, Hotolisht etj. Parku Kombëtar Shebenik-Jabllanicë, është një ndër parqet kombëtare që është bërë mjaft tërheqës për vizitorët kohët e fundit.

AKZM prezanton planet e menaxhimit të Peisazhit të Mbrojtur Lumi Buna dhe Parku Kombëtar Shebenik-Jabllanicë

Prezantohen planet e menaxhimit të Peisazhit të Mbrojtur, Lumi Buna dhe Parkut Kombëtar Shebenik-Jabllanic. Të pranishëm ishin Zv.Ministri i Mjedisit, Klejdi Xhaxhiu, Drejtori për Shqipërinë i Cooperacione Italiane, Andrea Senatori, Drejtori i AKZM-së, Zamir Dedej, Drejtues të IUCN, Natura200, etj. Në këtë kuadër stafi i Agjencisë Kombëtare tè Zonave të Mbrojtura zhvilloi një workshop, ku përveçse u prezantuan këto dy studime u shpjegua dhe qasja metodologjike, sipas të cilit ato janë përgatitur. Sipas kësaj metodologjie do të përgatiten dhe planet e tjera të menaxhimit.

Ecovolis dhe Egnatia në mbrojtje të Parkut të Shebenikut në Librazhd

Parku Kombëtar i Shebenikut që ndodhet pranë qytetit të Librazhdit është një zonë tepër e dëmtuar, gati e zhveshur nga pyjet dhe bimësia. Për këtë arsye, një grup vullnetarësh nga EcoVolis morën pjesë aty në mbjelljen e 190 fidanëve të rinj, si pisha, gështenja dhe fidanë të tjerë. Mjedisi ndikon rrënjësisht në cilësinë e jetës së qytetarëve, ndaj edhe zëvendësimi i pemëve të dëmtuara me fidanë të rinj është domosdoshmëri.

Edhe në Qarrishtën e largët mund të bëhet turizëm

Qarrishta, një fshat i largët i rrethit të Librazhdit, i cili shtrihet mes maleve në një lartësi prej 950 metrash, veç vlerave natyrore me pyje e florë të pasur, kohët e fundit ka filluar të shtohet edhe fauna e këtij pylli që u dëmtua mbas viteve -90. Specia e veçantë e zonës që mendohej e zhdukur, kaprolli (Capreolus capreolus) është shfaqur përsëri dhe është filmuar nga kamerat kurth që kanë ngritur specialistët e AdZM-së në Qarkun e Elbasanit. Por kjo zonë po shfrytëzohet edhe për turizmin natyror, të aventurës, historisë dhe kulinarisë tradicionale.

Festohet 10 vjetori i Parkut Kombëtar “Shebenik-Jabllanicë”

Fundjava ka qenë e mbushur me aktivitete turistike e mjedisore. Ditën e djeshme më 20 maj u festua në Fushë Stude, 10 vjetori i themelimit të Parkut Kombëtar “Shebenik-Jabllanicë” me manifestimin e shumë aktiviteteve sportive, kulturore e argëtuese.

Hidrocentralet rrezikojnë turizmin në Parkun Shebenik-Jabllanicë

Në kuadër të Ditës Botërore të Lumenjve (25 shtator), grupimi mjedisor “Të mbrojmë lumenjtë” zhvilloi një monitorim në terren të HEC-eve të Rrapunit dhe të Qafë Shulit, në Parkun Kombëtar Shebenik – Jabllanicë (Librazhd). Sipas drejtorit ekzekutiv të shoqatës Egnatia, z. Agim Blloshmi, në rrethin e Librazhdit, janë dhënë koncensione për HEC-e më shumë se kudo tjetër, mbi 110 HEC-e. Ajo çka e përkeqëson edhe më shumë këtë situatë, është se rreth gjysma e tyre përfshihen në Parkun Kombëtar Shebenik Jabllanicë, e cila bie ndesh me statusin mbrojtës që ka ky park.

Librazhd – Ruajtja dhe promovimi i vlerave të Parkut Kombëtar Shebenik-Jabllanicë

Në kuadër të “Programit për Rimëkëmbjen e Rrëqebullit të Ballkanit”, Shoqata e Gruas në Librazhd organizoi aktivitetin me qëllimin që të rrisë rolin e gruas në ruajtjen dhe promovimin vlerave të Parkut Kombëtar Shebenik-Jabllanicë. Ky projekt i mbështetur nga PPNEA do të ndihmojë gjithashtu në promovimin e turizmit familjar dhe në rritjen e qëndrueshme te të ardhurave ekonomike në zonë. Tashmë Parku Kombëtar Shebenik-Jabllanicë është kthyer në një atraksion të mirëfilltë turistik.

Markimi i shtigjeve në Parkun Kombëtar Shebenik-Jabllanicë

Çdo bëjmë kur nuk dimë se ku të shkojmë në një park kombëtar?

Cilat janë shenjat që na tregojnë se jemi në rrugën e duhur?

Pse ti besojmë ato?

Këto dhe shumë pyetje të tjera na vijnë ndërmend kur kemi bërë plane që të bëjmë një guidë natyrore në një nga zonat e mbrojtura të Shqipërisë që ka shumë zona të mbrojtura ose parqe natyrore, një ndër to është edhe parku Shebenik-Jabllanicë. 

Menaxhimi i qëndrueshëm i bimëve mjekësore në Parkun Kombëtar Shebenik-Jabllanicë

Shoqata "Agri-en" në zbatim të projektit ''Menaxhimi i qëndrueshem i Bimëve Mjekësore dhe shtimin e arroreve në Parkun Kombëtar Shebenik-Jabllanicë" po realizon mbjelljen e 1000 rrënjeve lajthi në fshatin Vehçan Librazhd. Ky projekt është i mbështetur nga Shoqata e Ruajtjes dhe Mbrotjes së Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA) si një mundësi e mirë për të ndikuar sadopak në uljen e tejshfrytëzimit të bimëve medicinale në park. Këtij aktiviteti i janë bashkuar komuniteti i fshatit Vehçan të cilët tokat e lëna djerrë po i shfrytëzojne aktualisht për mbjelljen e 1000 rrënjëve lajthi .

Moratorumi i pyjeve frenon prerjet, por dëmet e hershme janë të mëdha

Parku Kombëtar i Shebenikut është një zonë e mbrojtur e kategorisë së dytë. Që prej vitit 2008, kur u shpall Park Kombëtar, prerja e pyjeve këtu ka qenë rreptësisht e ndaluar. Disa ditë më parë, i njoftuar nga banorët e zonës, Top Channel tregoi për masakrën që i është bërë këtij parku. Pas kësaj, Inspektoriati i Mjedisit ka proceduar e dërguar për ndjekje penale një të moshuar dhe nipat e tij, si dëmtues të pyllit. Sipas inspektorëve, parku nuk është prekur kur ka hyrë në fuqi moratoriumi, por këtu ka gjurmë të një prerjeje të kryer pa asnjë rregull dhe pemët janë rrëzuar në tokë.

Mrekullia e natyrës 94 km larg Tiranës. Parku Shebenik-Jabllanicë, turizëm në 4 stinë

Nga Fatmir Popja

97 km nga Tirana ndodhet Parku Kombëtar Shebenik-Jabllanicë në zonën e Librazhdit, një nga pikat që ka tërhequr vëmendjen e turistëve vendas dhe të huaj. E cilësuar si një nga zonat më të bukura të Librazhdit, ky park servir pamje përrallore në të gjitha stinët e vitit, duke veshur ngjyrat e larmishme të natyrës. Ai është kthyer në një destinacion si për familjarët, ashtu edhe për ata që ushtrojnë sporte ekstreme, si rally, alpinizëm e ski. Dimri në zonat malore të rrethit të Librazhdit nis që në muajin tetor dhe në pikun e kësaj stine, dëbora në disa zona arrin nga 1.5 m – 2m trashësi.

Në “zemër” të Parkut Kombëtar Shebenik-Jabllanicë zhvillohet festa e Lunikut

Festa e Njësisë Administrative Lunik është një nga festat tradicionale që zhvillohet çdo vit në vendin e quajtur Fusha e Letmit në Parkun Kombëtar “Shebenik-Jabllanicë”. Kjo festë organizohet nga banorët e zonës në mbështetje të traditës dhe turizmit të zonës. Në këtë festë nuk munguan aktivitetet artistiko-kulturore si dhe gastronomia tradicionale e zonës. Edhe administrata e Zonave të Mbrojtura të Elbasanit (AdZM Elbasan) ishte pjesë e këtij aktiviteti me materialet promovuese duke përcjellë mesazhe sensibilizuese tek komuniteti që mirëmenaxhimi i burimeve natyrore, promovimi i produkteve tradicionale të zonës ndikon në zhvillimin e turizmit.

Në Parkun Kombëtar Shebenik-Jabllanicë, tani edhe me biçikleta malore

Në Parkun Kombëtar Shebenik-Jabllanicë, ka vizitorë të përditshëm, por më të shumtët vijnë në fundjavë. Drejt këtij parku nuk udhëtohet më vetëm me makina por së fundmi edhe me biçikleta malore sepse janë hapur shtigje malore ku mund të kalohet me to. Stina e vjeshtës i ka shtuar vizitorët, kryesisht ata të peizazhit dhe aventurës. Vjeshta ka marrë pushtetin në pyjet e dendur të këtij parku dhe ka zverdhur gjithçka. Ngritja e Qendrës së Informacionit në Fushë Studë të këtij parku, është një aset i rëndësishëm për zonën.

Në stanet e Shebenikut, bashkëjetesa me natyrën, pa energji e telefon

Çdo mëngjes ata zgjohen nga këmborët e bagëtive dhe blegërimat e tyre. Stanet ndodhen në lëndinat e thella mes maleve ku çobanët , 6 muaj të çdo viti, bashkëjetojnë për mrekulli me bagëtinë dhe natyrën. Për dikë që jeton në intensitetin e zhurmshëm të qytetit është e pamundur të besojë që këtu jeta është gjithashtu intensive. Gjatë gjithë ditës çobanët janë të zënë me punët në stan. Shumica e tyre janë kthyer nga emigrimi dhe kanë zgjedhur te ndjekin traditën e të parëve duke ndërtuar stanet e tyre.

Parku Kombëtar “Shebenik- Jabllanicë” në guidat e preferuara turistike të verës

Parku kombëtar “Shebenik- Jabllanicë”, është pjesë e një zone të gjerë dhe komplekse gjeografike. Ky park është një zonë me bukuri të rralla natyrore ku gjenden disa nga peizazhet malore më madhështore dhe befasuese në tërë Ballkanin. Ai shtrihet përgjatë luginës së lumit Shkumbin në lartësinë 2200 m. mbi nivelin e detit. Parku është habitat i ariut të murmë, ujkut, dhisë së egër, derrit të egër etj. Në ujërat e ftohta rritet trofta e kuqerremtë. Zona dallohet për florën e pasur dhe shumë të larmishme, prej kushteve të përshtatshme të terrenit dhe formave të tyre të shumta gjeologjike e gjeografike.

Parku Kombëtar Shebenik feston 9-vjetorin e krijimit

Parku Kombëtar i Shebenikut, ka festuar ditëlindjen e nëntë. Shebeniku u shpall Park Kombëtar me vendim të Këshillit të Kryeministrave në vitin 2008, ndërsa prej tre vitesh kjo datë është kthyer në një festë jo vetëm për banorët e Fushë- Studen. Bukuritë natyrore që ofron kjo zonë janë të shumta, nga kullotat, pyjet dhe liqeni i japin kësaj zone një bukuri mahnitëse, e cila çdo ditë e më shumë po terheq turistë të shumtë. Drejtori i zonave të mbrojtura Qarku Elbasan, Fatmir Brazhda, tha se ky park ofron bukuri të rralla natyrore.

Parku Kombëtar Shebenik-Jabllanicë tashmë me qendër për vizitorët

Ministri i Mjedisit Lefter Koka ishte ditën e djeshme në Parkun Kombëtar Shebenik-Jabllanicë për të inaguruar “Qendrën e Vizitorëve në Steblevë”. Parku kombëtar Shebenik-Jabllanicë më i madhi në vend me sipërfaqe rreth do të ketë për herë të parë një qendër vizitorësh me standarde bashkëkohore. Qendra do të shërbejë si qendër informacioni për turistët vendas dhe të huaj si dhe vizitorë të ndryshëm, për të promovuar gjerësisht vlerat e këtij parku. Qendra ka një muze mbi vlerat e parkut (herbare, foto, historike, kënd për traditat vendase, broshura,harta,fletëpalosje etj.).

Prerja e pyjeve vazhdon, dëmtime masive në Shebenik

Prerja e pyjeve në vendin tonë nuk ka të ndalur pavarësisht moratoriumeve apo të ashtuquajturave zona të mbrojtura. Në Parkun Kombëtar të Shebenikut, pranë fshatit Rrajcë-Skëndërbem prerjet janë masive. Një pjesë e mirë e druve janë transportuar, ndërsa pjesa tjetër janë lënë të thahën për t’u transportuar më pas. Top Channel u njoftua për këtë masakër në Parkun e Shebenikut nga banorët e zonës, të cilët pasi u ankuan në të gjitha institucionet shtetërore dhe nuk gjetën asnjë zgjidhje, kërkuan të ndërgjegjësojnë opinionin publik përmes mediave.

Shebeniku, natyra e egër me bukurinë dimërore

Duke lënë mënjanë problemet e shumta që shkakton, stina e dimrit sjell edhe bukuri përrallore dhe vende që padyshim duhet t’i vizitoni si në Parkun Kombëtar të Shebenikut, më i madhi në vend, vetëm 20 km nga qyteti i Librazhdit, i cili sjell pamje të rralla. Vizitorët vendas apo të huaj nuk kanë asnjë mundësi tjetër përveç vajtje-ardhjeve brenda ditës dhe kjo nuk mjafton për ta shijuar këtë bukuri natyrore. Banorët e zonës ende nuk janë ndërgjegjësuar për krijimin e bujtinave apo të shtëpive pritëse, një investim i cili do të shtonte turistët dhe do të rriste nivelin ekonomik të tyre.

  • 1
  • 2