shendet publik

"Apartejd ushqimor" në radhët e BE-së?

BE-ja do të vërë në dispozicion 1 milionë euro për përmirësimin e analizave për prodhimet ushqimore, pas ankesave të një sërë shtetesh evropiano-lindore anëtare të BE-së për "një apartejd ushqimor" në radhët e BE-së, Bashkimi Evropian bëri disa propozime për rritjen e cilësisë së prodhimeve ushqimore në këto vende. Në një takim të liderëve të Polonisë, Hungarisë, Republikës Çeke dhe Sllovakisë në të cilin mori pjesë edhe komisionerja e BE-së për mbrojtjen e konsumatorëve, Vera Jourova, u tha se BE-ja do të përmirësojë testet për të konstatuar nëse ka dallimeve mes produkteve që ofrohen në lindje dhe perëndim të Evropës.

“Dieselgate” ka shkaktuar vdekjen e 5,000 personave në vit

Skandali ”Dieselgate”, ku u përfshinë rreth 100 milionë automjete në Evropë, ka shkaktuar vdekjen e 5 000 personave në vit. Sipas një hulumtimi të realizuar nga Instituti Norvegjez i Meteorologjisë dhe i Analizës së Sistemeve të Aplikuara (IIASA), theksohet se për shkak të skandalit “Dieselgate” është vërejtur një rritje e konsiderueshme në normat e vdekshmërisë në Evropë. ”Të paktën 10 mijë vdekje të parakohshme të foshnjave në Evropë kanë lidhje drejtpërdrejtë me ‘Dieselgate”, thotë IIASA.

“Fiks Fare”, mbetjet spitalore terrorizojnë banorët në Librazhd

Mbetjet spitalore janë kthyer në një rrezik serioz për banorët e lagjes “Dedashment” në Librazhd, duke u shpërndarë në një sipërfaqe prej 200 metrash rreth banesave të tyre prej rreth 6 vitesh. Deri me sot, Bashkia e Librazhdit nuk ka marrë masa për gjetjen e një zgjidhjeje. Madje, me një vendim të Këshillit Bashkiak, afër kësaj lagjeje do të ishte vendgrumbullimi i mbetjeve të qytetit. Mjafton të kalosh pranë lagjes “Dedashment”, ose siç njihet për të gjithë “Hekurudha”, ku jetojnë të paktën 13 familje, do të shohësh sesi janë shpërndarë shiringat, shishet e serumit, tubat e oksigjenit, etj.

“Haraçin” e politikbërjes e paguajnë konsumatorët?!

A është i pijshëm uji në Tiranë? Të huajve i ndalohet, ndërsa nëse je shqipitar të rekomandohet. Pak njerëz në Tiranë pijnë ujë direkt nga rubineti, pasi shumica e tyre i besojnë ujit në shishe, biznes shumë fitimprurës; dhe kjo një çështje më vete diskutimi për cilësisnë e ujit që ofron. Autoriteti që kontrollon ujin në Tiranë është pikërisht UKT-ja dhe institucionet simotra respektive në çdo qytet të Shqipërisë. Përfaqësues të UKT-së Tiranë, në deklaratat e tyre pranojnë se cilësia e ujit të pijshëm që shpërndahet nga rrjeti operator është në përputhje me të gjitha standardet ligjore dhe ato shëndetsore.

“Mali” i mbetjeve urbane jashtë kontrollit shton frikën për epidemi te qytetarët e Kamzës

Kriza e mbetjeve urbane ka shpërthyer në çdo rrugë të bashkisë së Kamzës. Koshat e mbeturinave janë plot dhe banorët i frikësohen shpërthimit të mundshëm të një epidemie. Kjo situatë është edhe më e rënduar në lagjet e brendshme, ku aktivistët thonë se makinat e pastrimit kalojnë një herë në javë dhe ku qytetarët i djegin vetë mbeturinat. Aktivistët e Qendrës Rinore ATA thanë për BIRN se mbetjet ndotnin lumin Tërkuzë prej të paktën një viti dhe se kulmi qe djegia e mbeturinave urbane dhe spitalore në një fushë të hapur në rrugën Argjinatura.

Ajri i ndotur i shkakton probleme serioze shëndetësore bebeve të palindura

Ajri i ndotur e rrit dukshëm rrezikun e lindjes së bebeve me peshë të vogël, që e cila mund të shpie në dëme të përjetshme shëndetësore. Hulumtimet e kryera në Londër, por që kanë përfshirë miliona gra në qytete të ndryshme të botës, ka treguar se ajri i ndotur mund të jetë katastrofë e shëndetit publik, transmeton Telegrafi. Në botë, dy miliardë fëmijë janë të ekspozuar në ajër të ndotur, ndërsa një studim i UNICEF-it ka zbuluar se 17 milionë bebe thithin ajër gjashtëfish më të ndotur sesa që rekomandohet.

Ajri që po na vdes! Specialistët ngrenë alarmin, shifra të frikshme të personave të prekur nga kanceri

Nga viti në vit rritet numri i personave të prekur nga sëmundjet pulmonare dhe ato malinje. Mbi 650 persona në vit paraqiten për ndihmë mjekësore në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi” në Tiranë, ndërsa në rang vendi 166 persona për 100 mijë banorë, humbasin jetën për shkak të ajrit të ndotur. “Nga viti në vit ka një rritje të numrit të rasteve të pacientëve që diagnostikohen me sëmundje kronike të rrugëve respiratore, por edhe me kancer pulmonar. Relativisht rreth 50 raste më shumë nga 2015 -ta në 2016 -ën.”

AKM publikon rezultatet e monitorimit të ndotësve të ajrit në Berat

Ka shumë burime të ndotjes së ajrit në Shqipëri dhe sektorët kryesorë kontribues janë ai i transportit, industria, bujqësia, përdorimi shtëpiak i produkteve, si dhe ngrohja. Të gjithë këta sektorë çlirojnë një shumëllojshmëri ndotësish, si: lëndë e ngurtë e grimcuar, gaze, metale të rënda, si dhe substancë organike volatile. Ndotja e ajrit është një përzierje komplekse me shumë komponentë toksikë që rrjedhin nga djegia e lëndëve djegëse fosile për transportin, prodhimin e energjisë, dhe aktivitete të tjera njerëzore.

Aksioni i AKU, pas thertoreve edhe në zonat e fshehta

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, përveç masave për displimimin e therjes së kafshëve dhe tregtimit të mishit, gjatë të cilit u mbyllën 94 thertore, ka në qendër të vëmendjes edhe parandalimin e therjes së kafshëve në vende ilegale, të fshehta, apo kushtet e tregtimit dhe ruajtjes së mishit. Për sa më sipër, vetëm 4 ditët e fundit, janë zbuluar e penalizuar disa subjekte, që në mënyrë të fshehtë thernin kafshë dhe i tregtonin në dyqanet e tyre, ndërsa janë marrë masa edhe për parandalimin e tregtimit të peshkut dhe produkteve të tjera në kushte të papërshtatshme.

AKU mbyll 28 thertore në 3 ditë: Ndëshkim abuzuesve

Pas paralajmërimit të kryeministrit Rama për organizimin e theroreve, AKU ka marrë masa duke mbyllu 28 thertore në 3 ditë. Shkak për masat e bllokimit mosplotësimi i kushteve higjeno-sanitare. Prej tre ditësh, drejtoritë rajonale kanë përqendruar punën e tyre në kontrollin e pikave të therjes, si dhe njësitë e tregtimit të mishit. Si rezultat, nga 29 inspektime të kryera për këtë qëllim, janë mbyllur 28 pika therjeje në të gjithë vendin, ndërsa për një subjekt, është lënë detyra për plotësimin e disa kushteve.

Alarm për ujin e pijshëm, ja sa pacientë shtrohen çdo ditë nga helmimi

Mjekët në urgjencën e Kurbinit ngrenë alarmin, pasi prej së premtes së kaluar janë shtuar pacientët që paraqiten në spital me simptoma të helmimit. Dyshimet e para janë për një helmim masiv nga uji i pijshëm, nisur edhe nga deklarimet e pacientëve. Shtimi i rasteve dhe simptomat e rënduara që ata shfaqnin, bënë që spitali të jepte alarmin tek instancat përkatëse. Nga mbledhja e të dhënave rezultoi se pacientët banonin në të njëjtën lagje, ndërsa pjesa më e madhe e tyre ishin banore të të njëjtit pallat.

Alarmi, vezët e infektuara i afrohen Shqipërisë

Shqipëria, ende e papërgatitur për të marrë masa për sigurinë ushqimore dhe mbrojtjen e konsumatorëve Autoritetet italiane kanë sekuestruar 92 mijë vezë të infektuara. Italia, duke qenë vend fqinj me ne, rrit alarmin për rrezikun e madh që këto vezë të kenë hyrë edhe në Shqipëri. Shteti shqiptar dhe institucionet përkatëse duhet të kontrollojnë vezët e importuara këtë muaj. Duhet të bëhet një monitorim i rreptë për të mos lejuar që këto vezë të infektuara të shkojnë te konsumatori.

Analizat - Skandali i vezëve të prekura nga instekticidi Filpronil mbërrin në Itali

Skandali i vezëve të importuara nga Holanda e të prekura nga insekticidi Filpronil konfirmohet se ka mbërritur në Itali. Pas kontrollove e analizave të kryera nga Ministria italianae e Shëndetësisë ndër 114 kampione vezësh, dy prej tyre kanë rezultuar pozitive me insekticidin Fipronil, i cili është një anti parazitar i përdorur në fermat e shpendëve në disa vende europiane. Në Itali ky lloj insekticidi është i ndaluar. Sipas Ministrisë italiane të Shëndetëisë, kontrollet janë kryer para datës 15 gusht e gjatë ditës së sotme kanë mbërritur përgjigjet e analizave që kanë konfirmuar dy kampionë pozitivë të vezëve të importuar nga Holanda.

Banorët e Lezhës: Keqmenaxhimi i mbetjeve, rrezik për shëndetin tonë

Shoqata "Together for Life" ka zhvilluar një takim me komunitetin e qytetit të Lezhës. Qëllimi i takimit ishte informimi i komunitetit për premtimet që kryetari i Bashkisë Fran Frrokaj ka bërë lidhur me problematikat mjedisore të qytetit dhe çfarë është përmirësuar gjatë 3 viteve. Gjithashtu u bë një prezantim për të drejten e informimit dhe aksesin e qytetarëve për të marrë informacion. Gjatë diskutimeve u theksua një nga problematikat mjedisore më të mprehta të qytetit të Lëzhës, keqmenaxhimi i mbetjeve dhe mos funksionimi i nismës për të ndarë mbetjet sipas koshave përkatës të vendosur nga bashkia.

Bashkia e Elbasanit shpall gjendjen e emergjencës mjedisore

Ndotja vazhdon të jetë e pranishme ne ish-kombninatin metalurgjik. Ndryshe nga vite më parë ku mbartësi i vetëm i ndotjes ishte vetëm kompania Kurum ,tani ndotja vjen dhe nga bizneset e tjera në ish-kombinat. Sipas banorëve, ndotja është tepër e madhe, veçanërisht në orët e para të mëngjesit e deri në mesditë, oxhaqet e firmave private nxjerrin veçse pluhura dhe gazra në atmosferë. Edhe pse është dhënë urdhër që në oxhaqet e këtyre fabrikave të vendosen filtra pastrimi, përsëri firmat nuk i kanë vendosur.

Britani: Gjykata e Lartë urdhëron Qeverinë të shpjegojë vonesën e publikimit të planit për ajër të pastër

Qeveria britanike është urdhëruar nga Gjykata e Lartë të shpjegojë kërkesën e saj të fundit për të vonuar publikimin e planit të ajrit të pastër. Politikanët dhe grupet mjedisore janë ankuar që ministrat janë “duke u fshehur pas zgjedhjeve”, pas deklaratës së tyre se nuk mund të publikonin propozimet, për shkak të periudhës parazgjedhore. Gjykata e Lartë tha të martën se ishte caktuar një seancë e re ditën e së enjtes, ku ministrat do t’ju duhet të mbrojnë kërkesën e tyre. James Thornton, drejtori ekzekutiv i avokatëve mjedisorë ClientEarth, të cilët fillimisht ngritën çështjen kundër qeverisë, thanë se do të prezantonin përgjigjen e tyre në seancën dëgjimore të enjten.

Bullgaria nxit BE-në të veprojë për ushqimin me dy standarde

OJQ-të bullgare dhe Avokati i Popullit i bënë peticion Parlamentit Europian të hënën mbi çështjen e “standardeve të dyfishta” të ushqimit, duke kërkuar krijimin ose të një organi europian të centralizuar ose një rrjeti organesh kontrolluese kombëtare për të monitoruar cilësinë e ushqimeve dhe pijeve të shitura në BE. Ata besojnë se ekzistenca ushqimeve me standarde të ulëta në rajonin e Europës lindore reflekton një praktikë të pandershme biznesi nga kompanitë që “gënjen dhe diskriminon” konsumatorët.

Elbasan, Sejdini: Ndotja brenda niveleve të lejuara, tregon studimi

Këshilli Bashkiak Elbasan ka diskutuar sot në lidhje me ndotjen dhe që është paraparë të futet në paketën fiskale 2018. Ndërkohë një muaj më parë Këshilli Bashkiak shpalli emergjencën mjedisore. Që në fillim kryetari i Bashkisë Qazim Sejdini u shpreh se të dhënat e grumbulluara nga matjet tregojnë se ndotja në Elbasan është brenda parametrave të Bashkimit Europian. “Sa kemi përfunduar një projekt, të cilët ndër vite anëtarët e Këshillit Bashkiak e kanë kërkuar dhe ka të bëjë me matjen e ndotjes së mjedisit në bashkinë e Elbasanit.

Elbasani prej një muaji në emergjencë mjedisore, banorët ankohen se nuk po merren masa

Elbasani ka më se një muaj që ka shpallur emergjencën mjedisore për shkak të ndotjes, por banorët thonë se gjendja nuk ka ndryshuar aspak. Ata kërkojnë ndihmë se po mbyten nga ajri i ndotur i industrisë së rëndë. Nisma ka ardhur pas ankesave të shumta të banorëve të zonave të Bradasheshit dhe Vidhasit, të cilët janë më të prekurit nga mbetjet toksike, jo vetëm nga tymrat e që çlirohen nga fabrikat e inustrisë së rëndë, por prej disa muajsh është hapur edhe një rafineri e përpunimit të naftës.

Enë kuzhine nga Kina – Lëshojnë metale të rënda në ushqim 10 herë më shumë se norma

Nuk ka rëndësi vetëm çfarë hamë. Por edhe ku i gatuajmë dhe si i konsumojmë! Metalet e rënda që lëshohen në ushqim nga enët e kuzhinës me cilësi të dobët sjellin probleme serioze për shëndetin e konsumatorëve. Vetëm pak ditë më parë më 29 Nëntor 2017, autoritetet doganore dhe të kontrollit ushqimor në Italinë fqinje bllokuan dhe sekuestruan disa ngarkesave kolosale me enë metalike kuzhine për përdorim ushqimor me prejardhje nga Kina. Rezultatet e analizave të raportuara nga AgroWeb.org treguan nivele tejet të rrezikshme të metaleve të rënda, krom dhe manganez.