sherebele

Aromë suksesi nga Malësia e Madhe

Në një udhëtim që zgjat jo më shumë se dy orë e gjysëm nga Tirana në veri të qytetit të Shkodrës, diku mes malit dhe liqenit, pa kuptuar e gjen veten në Koplik. Një fshat, që përveç tokës së kuqe dhe gurëve gëlqerorë, ka dhe një reputacion tjetër që shkon përtej madhësisë modeste të kësaj zone. Bimët medicinale që rriten në të egër mes gurëve të kësaj zone kanë bërë që ky fshat i vogël në Malësinë e Madhe përveç aromës së sherebelës e livandos të mbajë dhe aromë suksesi. Sektori i bimëve medicinale iu siguron të ardhura me mijëra familjeve.

Ruajtja e habitateve për zhvillim të qëndrueshëm

Fermerët e njësisë bashkiake Balldre, Lezhë janë trajnuar së fundi për mbrojten dhe zhvillimin e qëndrueshëm të sherebelës (salvia officinalis.L). Nga ekspedita e studimit të gjendjes biologjike të bimës së sherbelës pas dimrit të sivjetshëm me temperatura që arrinin deri në – 15, të rralla për zonën e arealit të zhillimit të salviias, rezulton se është ruajtur baza gjenetike me tregues të mirë, por temperaturat e ulta kanë dëmtuar të gjitha degëzat e papjekura, çka ka lënë të papërfunduar procesin e pjekjes së kërcellit.