SHERM

“Të Pastrojmë Shqipërinë” edhe në Bulqizë

Nisma “Të Pastrojmë Shqipërinë” më 20 Maj 2016 u realizua dhe në Bulqizë pas suksesit që pati aksioni i parë i realizuar më 20 nëntor 2015, nën moton “Të pastrojmë Bulqizën”. Ky bashkëpunim u bë i mundur nga organizata SHERM Albania (Shoqata Ekspertët e Rinj Mjedisorë) dhe organizata Green line Albania, në bashkëpunim me Zyrën Arsimore Bulqizë, Bashkinë Bulqizë, Zyrën e Punës me moton një ditë kushtuar mjedisit ku jetojmë, duke pastruar lagjen, rrugicën, hapësirat poshtë pallatit.

Bulqiza po digjet…Shteti nuk po merr asnjë masë

Prej 7 ditësh rradhazi tashmë janë aktivizuar disa vatra zjarri në Bulqizë, ku zjarrvënia është e qëllimshme pasi temperaturat janë shumë të ulëta duke pasuar më datë 20 prill me 3'C por era e dendur ka përshpejtuar flakët duke djegur hektarë pyje në malin e Krajkës ose (Mali i Bardhë) dhe vazhdimësinë për në njësinë Shupenzë, në ekonominë pyjore Sheshe-Bulqizë si dhe në fshatin Kovashicë. Këto zona digjen për kullota mbi 5 herë në vit, ku zjarri i fundit në vendin që tregohet në fotografi (Mali i Krajkës) ka qenë në dhjetor.

Edukimi mjedisor në Bulqizë

Shoqata Ekspertet e Rinj Mjedisor (SHERM) realizoi me sukses aktivitetet edukuese në kuadër të projektit Eco-Nord, "Rritja e kapaciteteve të Shoqërisë Civile në Shqipërinë e Veriut për përmirësimin e biodiversitetit dhe mbrojtjes së mjedisit”, të mundësuar nga ALCDF dhe i financuar nga Fondet IPA të Delegacionit Evropian në Tiranë. Titulli i Projektit është “Mbrojtja e specieve floristike endemike të rrezikuara në rrethin e Bulqizës” që po zbatohet nga SHERM në partneritet me Federatën Kombëtare të Pyjeve dhe Kullotave Komunale FKPKK.

Mbrojtja e specieve endemike të rrezikuara të florës në rrethin e Bulqizës

Shoqata e Ekspertëve të Rinj Mjedisor (SHERM) në bashkëpunim me FKPKK gjatë periudhës Dhjetor 2015 – Nëntor 2016 ka zbatuar projektin me temë: "Mbrojtja e specieve endemike të rrezikuara të florës në rrethin e Bulqizës”, në kuadër të projektit Econord të zbatuar nga Fondacioni Shqipatar për Zhvillimin e Kapaciteteve Lokale (ALCDF) dhe të financuar nga Delegacioni Evropian në Shqipëri.

Mbrojtja e specieve floristike endemike të rrezikuara në Rrethin Bulqizë

Shoqata Ekspertët e Rinj Mjedisor në kuadër të projektit Eco-nord të financuar nga Bashkimi Evropian, po zbaton projektin “Mbrojtja e specieve floristike endemike të rrezikuara në Rrethin Bulqizë. Projekti do të fokusohet në rrethin e Bulqizës, ku janë përzgjedhur pesë zona specifike të synuara (Fushë Bulqizë, Zerqan, Ostren, Klenje, Trebisht), ku për çdo zonë do zhvillohen nga dy takime, një me nxënësit e shkollave për Edukimin Mjedisor dhe tjetri me fermerët e zonave për teknikat më të mira të vjeljës së BMA.