shetitore

"Shëtitorja" e Vlorës, projekti do të përfundojë në gusht

Këshilli Bashkiak i Vlorës diskutoi dje lidhur me projektin e ndërtimit të “Shëtitores” përgjatë bregdetit, që synohet të përfundojë brenda muajit gusht të këtij viti. Në këtë mbledhje, u zbuluan për herë të parë edhe detaje të projektit dhe vlera e investimit të tij, deri tani i padeklaruar publikisht. Projekti, i njohur edhe si “Lungomare”, i financuar nga BE-ja me një fond prej rreth 8.2 milionë euro (pa përfshirë TVSH-në), vlerësohet të jetë ndër investimet më të mëdha të kryera në qytetin e Vlorës.