shfrytezim i pyjeve

Protesta e banorëve për pyllin në Bulqizë, Prefekti: Monitorim të rreptë!

Dhënia e një koncesioni për shfrytëzimin e pyjeve në Bulqizë ka sjellë përplasje të forta mes banorëve dhe koncesionarit, ndërkohë që institucionet shtetërore deklarojnë se nuk mund të prishin kontratën, pasi ajo është ligjore, por po negociohet me banorët që të ketë kushte të forta monitorimi që mos të kryhet prerje të paligjshme dhe të mos devijohet nga kontrata.

Pylli për të cilin protestohet në Bulqizë mbetet një ishull i gjelbër mes djerrinave

Një grup të rinjsh studentë marshuan gjatë fundjavës në majën “Guri i Vashës”, pikën më të lartë të pyjeve për të cilat protestojnë prej vitesh banorët e fshatrave të Fushë-Bulqizës, të cilët synojnë ta ruajnë këtë ishull të gjelbër nga sharrat e një kontrate koncesionare. Nga maja “Guri i Vashës” – një ndër pikat më të larta në Bulqizë e rrethuar me pyje Ahu dhe e pasur me burime uji, me sy të lirë mund të dallohet lehtë nga një krah pyjet e prera e më pas të djegura rreth “Liqenit të zi” të Valikardhës dhe në krahun tjetër pyjet e ruajtura dhe plotë gjelbërim në fshatrat e Fushë Bulqizës.