shfrytezim i shirave

Paneli hibrid diellor përfiton energji nga rreshjet e shiut

Një ekip inxhinierësh kinezë kanë krijuar një panel të ri diellor hibrid që gjithashtu mund të shfrytëzojë energji nga uji i shiut. Kjo teknologji e re shfrytëzon efektin triboelektrik, ku materiale të caktuara shfaqin një ngarkesë elektrike pasi vijnë në kontakt me një material tjetër. Nanogjeneruesit triboelektrikë (TENGs) e krijojnë  këtë ngarkesë përmes fërkimit, ato mund të përdoren një herë për të mbledhur elektricitetin statik nga veshjet, rrota makine ose ekranet me prekje. Për momentin, TENG-set janë përdorur me sukses për të kapur energjinë latente të pikave të shiut.