Shijak

Mjedis i pastër – Jetë më e shëndetshme!

Në datë 15 Prill 2016, zyra e Programit për Decentralizim dhe Zhvillim Vendor (dldp) në kuadër të programeve mbështetëse për Bashkinë Shijak organizoi një vizitë të Z. Cristoph Graf Ambasador i Zvicres në Shqipëri. Në takimin e hapur publik të organizuar në qendrën kulturore të qytetit për prezantimin e punës së bërë për strategjinë e zhvillimit të territorit, Z. Cristoph Graf dhe Kryetari i Bashkise Z. Ardian Kokomani diskutuan mbi nevojat dhe problematikat që bashkia e Shijakut ka në kuadër dhe të ndarjes së re administrative.

Shijak: A mund të ndërtohen incineratorët pranë banesave të fundit?!

Ndërtimi i një inceneratori për grumbullimin dhe djegien e mbetjeve dhe kafshëve në periferi të Shijakut, ka ngritur në protestë banorët e zonës, të mërkurën në datën 6 shtator 2017. Qytetarët janë banorë të lagjes "Brigada e 10 sulmuese" të cilët janë përplasur edhe fizikisht me përfaqësues të firmës private " JAMARBER GROUP " sh.p.k. Më të drejtë banorët kanë reaguar pasi janë të shqëtësuar për shëndetin e familjeve të tyre, por edhe për vetë faktin se zëri i tyre vazhdon të mos dëgjohet.