Shishtavec

Turizmi mund t'i kthejë të ikurit në Shishtavec

Nga Azem Parllaku

Në kërthizë të Gjallicës, e poshtë këmbëve të maleve e kodrinave përreth, Shishtavecin dhe fshatrat përreth i zgjojnë pelegrinazhet e kurbetqarëve dhe të ikurve të tjerë, në ato pak ditët e verës së shkurtër. Në më të shumtën e kohës, kanë mbetur vetëm pleqtë e disa dhjetra nxënës shkolle. Kur të parët, ishin vendosur në pozicione dominuese këtu, asociuan veten e familjet e tyre, e siç ishte shkruar fati, ata bënë një jetë më të mbyllur, të imponuar nga barriera të fuqishme gjeografike e shpirtërore.