shkabe

Shkaba serbe gjendet e plagosur në Fushë-Krujë

Megjithëse moratoriumi i gjuetisë është akoma në fuqi, dhe çdo kafshë e vrarë është veprim kriminal që dënohet nga ligji, gjuetia e paligjshme vijon të mbetet shqetësim.  Një shkabë e plagosur me armë zjarri është gjetur pasditen e djeshme në Fushë-Krujë nga dy të rinj. Shkaba ka plagë me armë zjarri dhe është tepër e dëmtuar në njërin krah.  Në këmbë ka dy etiketa metalike, në njërën prej të cilave lexohet “HAHN MUSEUM” dhe në tjetrën numri dhe “Beograd”.

Zbulohet një shkabë e gjallë: Mbahet e lidhur nga pronari i një lokali

Pak ditë më parë u raportua se një shkabë u vra në Kukës. Ndërsa, specialistët kishin menduar se në vendin tonë nuk ekziston më asnjë e tillë nga ky shpend i rrallë. Por mundësia për të shpëtuar një është e madhe. Ajo është e gjallë dhe e shëndoshë, por mbahet e lidhur nga pronari i një restoranti në rajonin e Drenicës.