Shkopet

Reshjet/ Hapen portat e HEC-eve, probleme në Rrugën e Kombit

Hidrocentralet e Ulzës dhe Shkopetit kanë hapur portat e shkarkimit, që prej mesdites të së shtunes për shkak të prurjeve të mëdha pas reshjeve të shiut. Nga këto HEC-e mësohet se është shkarkuar 800 m3/sek ujë, duke sjellë një rritje të ndjeshme të nivelit të Lumit Mat. Për pasojë ky lum ka dalë nga shtrati në disa vende në afërsi të Skurajve në Kurbin, duke përmbytur disa sipërfaqe me tokë bujqësore. E gjithë argjinatura e lumit po mbahet nën kontroll kryesisht në zonën fushore të Lezhës, ku ka rrezik për përmbytje por deri më tani nuk raportohet për problematika.

Ulza dhe Shkopeti jo vetëm për prodhim energjie, tani edhe për peshkim

Liqenet e Ulzës dhe Shkopetit tashmë nuk do të kontribuojnë vetëm në sektorin energjetik përmes hidrocentraleve. Me një vendim të veçantë qeveria ka vendosur që këto dy liqene të shpallen si zona bashkenaxhuese peshkimi, pra objekte ujore me interes për peshkimin. Plani i bashkë menaxhimit për liqenet e Ulzës dhe të Shkopetit pritet që të miratohet me urdhër të ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, brenda 12 muajve nga data e hyrjes në fuqi të këtij vendimi.