Shkrel

Dita e Agrobiodiversitet në Parkun Rajonal Shkrel

Në pyllin e Gështenjave të Reҫit është është mbajtur më 25 tetor “Dita e Agrobiiodiversitet në Parkun Rajonal Shkrel“. Gjatë aktivitetit u prezantuan vlerat e agrobiodiversitetit në parqet natyrore. Panairi dhe vizita në Pyllin e Gështenjave të Recit, (Monument Natyror, pjesë e Parkut Natyror Rajonal Shkrel) shërbyen si një demonstrim për vlerat natyrore dhe agrobujqësore të zonës. Parku Rajonal Shkrel së shpejti do të ketë edhe Planin e tij Menaxhimit që pritet të miratohet nga Ministria e Mjedisit.

Reç, aty ku agroturizmi dhe gështenjat po pasurojnë fshatin

Nga Elona Bedalli

Nga Tirana janë 102 kilometra që mund të përshkohen me makinë. Rrugët janë përmirësuar ndjeshëm dhe udhëtimi është më se i rehatshëm. Është një kohë shumë e shkurtër për t’u gjendur në një realitet tjetër, ku kupton se ora është ndalur, ku natyra është treguar e pakursyer dhe asgjë nuk është monotone. Destinacioni ynë ishte Reçi, një nga tre fshatrat kryesorë të Parkut Natyror Rajonal të Shkrelit (i shpallur dy vjet më parë, kategoria e 4-t IUCN), në Malësinë e Madhe. Shtrihet në të djathtë të rrugës Koplik – Dedaj, e cila ndahet mes Reçit dhe Razmës.