shkumbini

Çarja e argjinaturës së Shkumbinit, situata mbetet e rëndë në Çermë

Vazhdoi edhe në orët e mbrëmjes vërshimi i ujit nga argjinatura e çarë e lumit Shkumbin. Niveli i tij është rritur ndjeshëm, ku në disa vende ka kapërcyer rrugën nacionale Çermë-Divjakë duke kaluar në tokat dhe banesat në krahun tjetër të rrugës. Edhe pse u përpoqën në disa mënyra për ta bllokuar çarjen e argjinaturës, kjo nuk u arrit. Qindra banorë, të cilëve iu janë izoluar shtëpitë nga uji, po përpiqen me të gjitha mundësitë që të shpëtojnë bagëtitë. Ata shprehen se situata po rëndohet dhe do ta kalojnë natën jashtë për të ruajtur banesat e tyre.

Cilësia e Ujit dhe Biodiversiteti në Ekosistemin Ujor të Lumit Shkumbin

Qendra për Menaxhim Agromjedisor dhe Ekonomik mbështetur nga CEPF (Critical Ecosystem Partnership Fund's) ka ndërmarrë një projekt 1 vjeçar me temë: Menaxhimi i integruar i ujit natyror të Lumit Shkumbin. CEPF është një inisiativë e përbashkët e “Agence Française de Development, Conservation International, European Union, Global Environment Facility, Government of Japan, the MacArthur Foundation, World Bank”. Një nga qëllimet kryesore të CEPF është të mbështesë shoqërinë civile në angazhimet e saj në ruajtjen e biodiversitetit.

Evropa në Librazhd në mbështjetje të të rinjve që mbrojnë lumin Shkumbin

Lumi Shkumbin, ky lumë gjarpërues në disa qytete të Shqipërisë dhe me rëndësi të madhe për jetën e komuniteteve në qytetet ku rrjedh, fatkeqsisht sot për sot është lumi më i ndotur në Shqipëri. Pikërisht duke marr shkak nga ky fakt një grup të rinjsh të cilët quhen Aktivistët e Lumit Shkumbin Librazhd, organizuan një takim të niveleve të larta për ti dhënë zgjidhje çështjes. Në këtë takim i cili ndodhi në datën 1 korrik në Librazhd, për herë të parë, pati ballafaqim të drejtëpërdrejtë të qytetarëve, aktivistëve me organet përkatëse në nivel vendor.

Nismë qytetare për pastrimin e Lumit Shkumbin

Një nismë interesante nga Natura 2000, IUCN, ADZM, PPNEA, do të organizohet më 11 Mars në qytetin e Elbasanit për pastrimin e lumit Shkumbin nga inertet dhe hedhjet e mbeturinave plastike. Aktiviteteti do të jetë me pjesëmarrje të qytetarëve dhe nga institucionet publike. Po kështu edhe stafi drejtues dhe administrata e AdZM në këtë qytet, do të jetë protagoniste në organizimin dhe zhvillimin e nismës për një lum më të pastër. Shkumbini është një lum që bëhet tepër i rrëmbyeshëm në periudha shirash dhe përmbyt toka bujqësore dhe banesa pranë tij.

Shkumbini lumi më i ndotur, "Natura 2000" e "AKZM" aksion pastrimi

I pastër si kristali në burimin e tij, por shkatërrues për mjedisit në grykëderdhje. Është kjo panorama që të ofron lumi Shkumbin në të gjithë tërësinë e tij. Rrjedha e Shkumbinit në plot 181 km, fatkeqësisht ka për pjesë të saj edhe ndotjen nga plastika, por edhe mbetjet industriale. Librazhdi është pjesa e parë në të cilën nis ndotja e lumit për të vazhduar më tej me Elbasanin ku thuajse të gjitha mbetjet e qytetin shkarkohen në lumë bashkë me kanalizimet e ujërave të zeza.

Të rinjtë e Librazhdit dokumentar për lumin Shkumbin në Ditën Ndërkombëtare të Mjedisit

Aktivistët e lumit Shkumbin sollën në ditën Ndërkombtare të Mjedisit dokumentarin ‘’Unë jam Shkumbini’’. Kështu kanë zgjedhur të identifikohen një grup të rinjsh aktivistë nga Librazhdi, për të cilët lumi plak që kalon në skaj të qytetit të tyre është një pasuri e pashëmbullt jo vetëm për ta, por për të gjithë vendin. Përpjekjet e të rinjve për të shpëtuar lumin i cili i ka rritur… Nisma Mbro Lumin Shkumbin nga ndotjet është një nisëm rinore e cila synon nxitjen e aktivizimit qytetar duke ngritur kapacitete dhe rritur kërkesën e llogarisë ndaj pushtetit vendor për gjendjen e lumit Shkumbin.