Shkup

Ajri i ndotur në Tetovë, Shkup, Manastir dhe Kërçovë

Në Tetovë, komunat e Shkupit, Manastir dhe Kërçovë sot në mëngjes ajri është i ndotur. Stacionet matëse të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor regjistruan në Tetovë përqëndrime të grimcave PM10 nga 226 mikrogramë, në Manastir 138 dhe në Kërçovë 114. Nga komunat e Shkupit, përqëndrime më të larta janë matur në qendër, 197, në Gazi Babë 146, Lisiçe 143, afër rektoratit 135. Mbi normat maksimalisht të lejuara matjet kanë rezultuar në Veles 92 mikrogramë dhe Koçan 63 mikrogramë në metër kub.

Promovohet harta tematike e Parkut të Natyrës ”Gazi Baba” në Shkup

Në Parkun e Natyrës ”Gazi Baba” u mbajt promovimi i hartës tematike për këtë park, si pjesë e aktiviteteve të Bashkisë së Shkupit në ditën e tretë të Javës Evropiane të Lëvizshmërisë 2016. Pjesëmarrës në këtë aktivitet ishte edhe Koce Trajanovski, kryetar i Bashkisë së Shkupit, i cili deklaroi se edhe këtë vit Shkupi iu bashkangjit familjes së qyteteve evropiane të cilat e shënojnë këtë javë evropiane, përmes një numër aktivitetesh të ndryshme.

Shkupi ofron transport publik falas për të luftuar ndotjen

Autoritetet bashkiake në kryeqytetin e tejndotur të Maqedonisë janë duke iu ofruar banorëve përdorimin pa pagesë të transportit publik, si incentivë për të zvogëluar përdorimin e makinave. Përqendrimet e grimcave toksike ajrore në Shkup kanë qenë rreth 20 herë mbi vlerat e sigurta në 10 ditët e fundit. Autoritetet shëndetësore maqedonase thonë se qyteti i rreth 750,000 banorëve tani është kryeqyteti më i ndotur në Evropë, ku cilësia e keqe e ajrit fajësohet për vdekjen e parakohshme të 1300 njerëzve çdo vit. Problemi i atribuohet kryesisht përdorimit të gjerë të sobave me dru dhe trafikut rrugor.

Tjetër tërmet gjatë natës, Shkupi nuk gjen prehje

Shkupi goditet sërish nga tërmeti, panik tek qytetarët. Nuk ka të mbaruar frika dhe paniku në tërmetet në Shkup. Qytetarët prej tre ditësh rrinë me frikën që do të goditen nga tërmeti. Një tërmet i ri me magnitudë 3.0 ballë i shkallës Rihter ka goditur Shkupin në orën 1:32 minuta. Tërmeti ka qenë me thellësi prej 5 kilometra dhe me epiqendër rreth 6 kilometra larg Shkupit. Një valë tërmetesh goditur Shkupin që prej ditës së dielë kur u shënua një tërmet prej 5.3 shkallë Rihter.