shoqata e gjuetareve

Fotoekspozita e gjuetarëve sfidon imazhin e tyre si armiq të natyrës

Gjuetarët e vërtetë të Durrësit që prej tre vitesh i kanë varur në gozhdë armët e tyre çifte në zbatim të moratoriumit qeveritar, megjithatë ata nuk kanë reshtur kurrë së menduari për gjahun dhe natyrën. Disa ditë më parë drejtuesit e shoqatës së qytetit hapën një ekspozitë me foto, që rikrijojnë historinë 80-vjeçare të gjuetisë në rrethin bregdetar, dhe që jo pak ngjasojnë si sfidë për paligjshmërinë dhe institucionet shtetërore.

Mjedisi dhe gjuetarët gjejnë gjuhën e bashkëpunimit

 Përfaqësues të Federatës Kombëtare Shqiptare për Gjueti dhe Konservim u takuan dje me zëvendësministrin e Mjedisit, Kledi Xhaxhiu, me qëllim shtyrjen e moratoriumit të gjuetisë. Përveç pikës së parë, që është e panegociueshme për gjuetarët, shtyrja e moratoriumit të gjuetisë, për shumë të tjera ata zgjodhën rrugën e përbashkët të bashkëpunimit. Disa prej çështjeve për të cilat palët ranë dakord janë që: 1. Shoqatat të marrin në përdorim zonat e gjuetisë; 2. Kualifikimin testimin dhe certifikimin e gjuetarëve ta bëjnë shoqatat e gjuetarëve. 

Shtyhet me 5 vjet moratoriumi, Shoqata e Gjuetarëve: Një qeveri që nuk zbaton dot ligjin merr masa ekstreme

Ligji i moratoriumit të gjuetisë në vendin tonë është shtyrë me 4 vite. Ditën e djeshme Këshilli i Ministrave miratoi projektligjin për “Për shpalljen e moratoriumit të gjuetisë në Republikën e Shqipërisë”, ku përcaktohet se afati i zbatimit të këtij ligji është 5 vite. Qëllimi i këtij ligji është ndalimi i ushtrimit të aktivitetit të gjuetisë, me qëllim përmirësimin e gjendjes së llojeve të faunës së egër, objekt gjuetie dhe jo vetëm. Shoqata e Gjuetarëve e ka kundërshtuar vendimin e qeverisë, duke theksuar se “vetëm një qeveri që dështon në zbatimin e ligjshmërisë së vet merr masa të tilla ekstreme dhe diskriminuese”.