shpelle nenujore

Maqedoni, zbulohet shpella nënujore

Klubi maqedonas i zhytësve “Vrella” dhe klubi i zhytësve “Akuatek” zbuluan një shpellë të re nënujore në liqenin e Matkës. Zhytësit gjatë kryerjes së aktiviteteve të rregullta në liqen dhe në shpellën Vrella kanë pikasur një hyrje të re që çonte në një shpellë nënujore dhe kanë vendosur të zbulojnë pjesën në të cilën gjendet. Hyrja nuk vërehet lehtë sepse është shumë e fshehur nga pjesa e rrethuar me shkëmbinj. Në të është shumë vështirë për të hyrë sepse është shumë ngushtë, thuhet në informacionin e klubit të zhytësve “Vrello” dhe klubit zhytës “Akuatek”.

Shpella nënujore më e thella në botë

Një shpellë gjigande që ndodhet në Detin e Kinës Jugore besohet të jetë në e thella në botë, të paktën këtë përfundim kanë arritur studiuesit nga Kina. Shpella nënujore e quajtur “Gropa e dragoit”, sipas studiuesve kë një thellësi pak më shumë se 300 metra, gati sa qiellgërvishtësi “The Shard” në Londër. Shpella më e thellë nënujore mendohej se ishte në Bahamas, para zbulimit më të fundit të studiuesve kinezë të shpellës gëlqerore. “Blue Hole” në Bahamas ka një thellësi prej 202 metrash.

Zbulohet në Republikën Çeke shpella më e thellë nënujore në botë

Një humnerë e thellë 404 metra, e zbuluar në Republikën Çeke, i ka vjedhur fronin luginës karstike të Pozzo del Merro në Itali me 392 metrat e tij, duke u vlerësuar si humnera më e thellë në botën natyrale nënujore në botë. Shpella nënujore gjendet në territorin e Moravia, në zonën perëndimore të vendit, mes lokalitet termal të Teplice nad Becvou dhe komunës së Hranice. Grupi ka arritur të zbresë deri në 200 metra thellësi, pastaj nëpërmjet një roboti të lidhur me telekamera ka arritur të prekë thellësinë deri në 404 metra. Askush se përjashton faktin që kjo humnerë nënujore mund të jetë edhe më e thellë.