shpende

10 maj 2017 – Dita Botërore e Shpendëve Shtegtarë

Dita Botërore e Shpendëve Shtegtarë ka filluar të festohet nga viti 2006 dhe ka si qëllim të sjellë në vëmëndjen e popullatës dhe të shërbejë si një ditë ndërgjegjësimi për mbrojtjen e shpendëve shtegtarë dhe habitatet e tyre. Kjo ditë organizohet nga Sekretariati i Konventës për Ruajtjen e Specieve Migruese të Kafshëve të Egra (Konventa e Bonit) dhe Marrëveshja për Ruajtjen e Shpendëve Ujorë Shtegtarë Afrikano-Euroziatik, dy marrëveshje ndërkombëtare për mbrojtjen e jetës së egër që administrohen nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Mjedisin (UNEP).

Ekspozitë fotografike në Parkun Kombetar të Divjakës, për faunën shqiptare

Fundjava e gjeti Parkun Kombëtar të Divjakës jo vetëm me një numër të madh vizitorësh por edhe me një aktivitet të veçantë promovues. Në ambientet e Qendrës së Pritjes së Vizitorëve, u çel ekspozita fotografike me faunën shqiptare në përgjithësi dhe atë të zonës së Divjakës në veçanti.

PPNEA: Nxënësit e shkollave njihen me florën dhe faunën e vendit të tyre

Me afrimin e stinës së verës edhe shpendët shtegtues të programit të edukimit ‘’Spring Alive’’ kanë mbërritur plotësisht në vendin tonë. Për këtë arsye, Shoqata për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA) organizoi me datë 7 dhe 8 qershor, aktivitetet edukuese përmbyllëse me nxënësit e vegjël të shkollave fillore, në Parkun Kombëtar të Prespës. Përveç njohjes me 5 shpendët shtegtues, nxënësit e vegjël zhvilluan edhe një ecje në natyrë, duke përjetuar larminë e shumëllojshme të Parkut Kombëtar të Prespës.

Shpendët nuk e ndjejnë shijen e ëmbël

Në një studim të realizuar mbi 10 lloje të ndyshme shpendësh, në dallim nga gjitarët, shpendët nuk mund ta dallojnë shijen e ëmbël. Por edhe kolibrat janë shpendë, si ia bëjnë kolibrat të dallojnë shijen e ëmbël kur ne e dimë që ata ushqehen me nektarin e luleve? Në një eksperiment të zhvilluar me kolibrat dhe disa lloje të tjerë shpendësh, atyre u është ofruar një përzierje me sheqer diabetik i cili është më i ëmbël se sheqeri i zakonshëm. Pasi e kanë provuar e kanë refuzuar menjëherë për shkak se nuk e ndjejnë shijen e ëmbël, përveç kolibrave që vazhdonin ta shijonin pa problem vaktin e ofruar.

Tregtia e shpendëve, fermerët e vegjël të përjashtuar nga skema e subvencioneve

Me qindra fermerë të vegjël në Peqin dhe zonën e Baldushkut në Tiranë merren me rritjen dhe tregtimin e gjelave të detit. Kjo veprimtari po zgjerohet nga viti në vit dhe shikohet nga fermerët si një mundësi për të nxjerrë një rrogë mujore. Allaman Brahja nga Baldushku thotë se gati çdo familje në fshat merret me rritjen e gjelit të detit.

Turizmi i Vëzhgimit ose “Bird watching” ka filluar edhe në Shqipëri

“Bird watching” i përkthyer ndryshe “Vrojtimi i Shpendëve”, po kthehet në një alternativë turistike për vëzhguesit amatorë, ku më të preferuarit për t’u vëzhguar janë shpendët ujorë. Këtë fakt e konfirmon edhe zv. Ministria e Mjedisit, Ornela Çuçi. Objekt i vëzhgimit të turistëve janë zonat e mbrojtura, aty ku kafshët dhe shpendët janë shumuar.