shpyllezim

Aksidenti në Lezhë, banorët: Gurët, zjarret dhe prerjet zhveshën zonën

Një ditë pas aksidentit tragjik që u mori jetën 2 vëllezërve dhe gruas shtatzënë, ekspertët e Gjeologji-Minierave dhe Emergjencat Civile kanë mbërritur në aksin Balldre-Torovicë në vendin e ngjarjes. Ekspertët po bëjnë verifikimet në terren, ndërsa banorët shprehen se gurët janë problem. Sipas tyre gurët bien shpesh herë por jo të kësaj natyre. “Kjo vjen nga zhveshja e malit dhe përbën rrezik” thonë ata pas aksidentit. Zjarret dhe ndërhyrjet abuzive në prerjet e pemëve, kanë bërë që zona të zhvishet nga bimësia.

Ana e errët e industrisë së çokollatës

Një investigim i bërë së fundmi hedh dritë mbi pasojat shkatërrimtare të industrisë së çokollatës mbi mjedisin. Një produkt që sillte xhiro deri në 100 miliardë dollarë në vitin 2015 dhe me konsum 3 milionë tonë. Industria kontrollohet në masë të madhe(50%) nga tri kompani: Olam, Cargill, dhe Barry Callebaut që tregëtojnë kakaon. Investigimi ka zbuluar se këto kompani kanë blerë kakaon, lënda bazë e çokollatës, edhe nga fermerë që kultivojnë në mënyrë ilegale dhe në zona të mbrojtura.

Erozioni sipërfaqësor shqetësim për të gjithë

Shpesh, me të drejtë dëgjojmë shprehjen: Ku po shkon toka jonë?! Për vetë relievin e vendit, erozioni sipërfaqësor është një dukuri natyrore mjaft shqetësuese, pasi largohet shtresa e sipërme e tokës dhe përfundon në lumenj e deri në det. Sipas të dhënave në vendin tonë humbjet e tokës nga erozioni shkojnë nga 20 deri 70 tonë për ha, shifër kjo disa herë më e lartë se mesatarja e Evropës. Ndryshimet klimatike, shpyllëzimet për të krijuar toka bujqësore, prerjet e pakontrolluara të pyjeve, mbikullotja, zjarret apo ndërtimi i rrugëve dhe veprave ujore a minerare, mund t’i rendisim si faktorët kryesorë të erozionit.

Paradoksi qeveritar i shpyllëzimit: edhe kur pemët priten, toka zyrtarisht mbetet pyll

Dy muaj më parë, Exit.al raportoi se Shqipëria është i vetmi vend evropian i cili po pret më shumë pemë se sa po mbjell, bazuar në të dhënat më të fundit të vitir 2010. Në përgjigje të shpyllëzimit të vazhdueshëm të vendit, Këshilli i Ministrave miratoi në vitin 2015 një memorandum 10 vjeçar mbi prerjen e pyjeve, përjashto ato që përdoren për ngrohje. Memorandumi u kthye në ligj dhe ky i fundit u miratua nga Kuvendi në shkurt të viti 2016.

Studimi i antropologes, 3 rreziqet që i kanosen njerëzimit

Cilët janë tri rreziqet që i kanosen njerëzimit? Kësaj pyetje është munduar qe t’i japë një përgjigje Jane Goodall, antropologe e njohur që për më se 40 vite ka studiuar jetën shoqërore të shimpanzeve dhe njëkohësisht autore e librit “Reason For Hope”. Vizioni i saj në pamje të parë duket më shumë se utopik, por në fakt disa ndryshime drastike për Planetin tonë aktualisht janë në zhvillim që tani, shkruan bota.al. 1.Njerëzit do të lënë shtëpitë e tyre.

Vaji i palmës, kush janë kërcënimet globale dhe vendore?

Vaji i palmës është vaj vegjetal që vjen nga fruti i bimës së palmës për vaj, dhe me origjinë nga Afrika Perëndimore, tashmë prodhohet dhe transportohet globalisht kryesisht nga Indonezia, Azia, Afrika dhe vende të tjera, në të shumtën e rasteve pa marrë parasysh mjedisin dhe kafshët. Kjo industri është lidhur shpesh me shpyllëzimet, ndryshimet klimatike, dhe abuzime me kafshët dhe popujt indigjenë. Sipas Fondit të Botës së Egër (WWF), një zone ekuivalente pylli prej 300 fusha futbolli pastrohen çdo orë për të prodhuar vajin e palmës.