shqiperi

“Colours of Albania”, konkursi për promovimin e Shqipërisë

Për të tretin vit radhazi, Ministria e Punëve të Jashtme ka çelur konkursin “Colours of Albania”, një konkurs që synon promovimin e Shqipërisë në të gjitha format. “Është një nismë në kuadër të diplomacisë digjitale, e cila këtë vit bëhet në bashkëpunim me Ambasadën e Norvegjisë dhe British Council, një nismë që fton të gjithë qytetarët, shqiptarë dhe të huaj që të bëhen diplomatë digjitale dhe të promovojnë Shqipërinë ashtu siç e shohin ata”, shprehet Donika Hoxha, Drejtore e Diplomacisë Publike, MPJ.

“Forbes” kthen sytë e turistëve mbi Shqipërinë: Ndër 30 vendet që duhen vizituar në 2017

Revista prestigjoze amerikane “Forbes” ka renditur Shqipërinë si një ndër vendet më atraktive dhe më pak të shtrenjta për t’u vizituar gjatë vitit 2017. Shqipëria renditet e 21 në 30 vende të marra gjithsej në studim, duke lënë pas kështu vende si vende në Meksikë, Kanada, Buenos Aires, Haiti, Greqi, Portugali, etj. “Ky cep i harruar i Europës është një destinacion i mrekullueshëm që mund ta vizitosh me një buxhet shumë të ulët, në një kontinent tjetër turistik dhe të shtrenjtë”, shkruan “Forbes”.

Alarmi i OKB-së: Shqipëria në vitin 2100 me vetëm 1.7 milionë banorë; si do përmbyset piramida e moshës

Projeksionet globale mbi popullsinë nga viti 1950 deri në vitin 2100 tregojnë për një rënie drastike të popullsisë shqiptare, sipas të dhënave të Organizatës së Kombeve të Bashkuar. Në vitin 2100, popullsia e Shqipërisë do të jetë 1,754,540 banorë me një rënie prej 1.2 milionë personash nga popullsia aktuale (2.9 milionë) sipas portalit të OKB. Përveç rrudhjes në numër shihet një përkeqësim i ndjeshëm i vitalitetit të popullsisë. Piramida e tregon se në këtë vit, rreth 546 mijë persona janë mbi 60 vjeç, teksa shihet së është ngushtuar dukshëm baza e piramidës, çka reflekton një nivel të ulët të numrit të lindjeve.

Arinjtë e “burgosur” në Shqipëri shijojnë jetën e lirë në Kosovë

Arinjtë e “burgosur” në Shqipëri shijojnë jetën e lirë në Kosovë Arinjtë e mbajtur në robëri të zymtë në Shqipëri po përshtaten me një jetë të re në Kosovë, duke stimuluar krijimin e një strehe edhe në Shqipëri. Pasi është torturuar në kafaz për dy vite, ariu i dëshpëruar Tomi la Shqipërinë dhe gjeti një shtëpi më të mirë në Kosovë një muaj më parë. Ariu pesë vjeҫar, i cili është mbajtur në robëri në kushte të zymta, për të kënaqur vizitorët në një restorant në veri të Tiranës, është shpërngulur tani në një strehim afër liqenit Badovc, 21 km larg nga Prishtina.

Axhenda 2030, lente për diskutimin e përparësive të Shqipërisë gjatë sezonit zgjedhor

Nga Brian J. Williams*

Javën e shkuar u arrit një marrëveshje shumë e rëndësishme politike, e cila bën të mundur zgjedhje më përfshirëse. Kjo gjë hap rrugën për diskutime të mbështetura në te dhena në lidhje me përparësitë e duhura për popullin shqiptar. Axhenda 2030, e njohur gjithashtu si Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm (OZHQ), ofron një kuadër të shkëlqyer për këtë debat. Në angazhimin e popujve të tyre për realizimin e Axhendës 2030, udhëheqësit e botës kanë përcaktuar një ambicie globale, e cila kërkon që qytetarët, qeveritë dhe sektori privat të punojnë në harmoni.

Bari: Trafik breshkash nga Shqipëria në Itali

Policia doganore e portit të Barit ka denoncuar një shtetas italian 40 vjeçar për trafik të paligjshëm të llojeve të rralla kafshësh e shkelje të Konvetës së Washingtonit të miratuar më vitin 1973. Shtetasi italain sapo kishte mbërritur me traget nga Shqipëria në portin e Barit Gjatë kontrollit në makinë e tij tip Fiat Multipla, u gjetën të gjalla mbyllur në valixhe 63 breshka toke të racës së rrallë “testudo s.p.p.” e mbrojtur me ligj. Policia doganore e Barit sekuestroi automjetin e shtetasi italian u sinnjalizua tek autoritetet gjyqësore.

Blogerja amerikane: 75 arsye për të udhëtuar në Shqipëri. Menjëherë!

Për një kohë të gjatë, Shqipëria ka qenë injoruar si destinacion turistik. E kuptoj. Vendit i është dashur të ringrihet. Për vite me radhë, Shqipëria ishte nën një prej regjimeve komuniste totalitare më shtypës në historinë – edhe Koreja e Veriut ka më shumë partnerë tregtarë dhe diplomaci, se sa Shqipëria tridhjetë vjet më parë. Ajo doli nga prangat e totalitarizmit në vitin 1991, praktikisht pa PBB pa një ekonomi. Një skemë piramidale në mbarë vendin, ku shqiptarët humbën një total prej 1.2 miliardë dollarë (një pasuri e vërtetë, po të kesh parasysh që shqiptarët kishin pasur vetëm gjashtë vjet treg të lirë) në vitin 1997 e zhyti vendin në kaos.

Dita Ndërkomëtare e Lumenjve, Shqipëria në alarm

Në Ditën Ndërkombëtare të Lumenjve, autoritetet shqiptare kanë dhënë alarmin. Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Zonave të mbrojtura Zamir Dedej, gjatë një aktiviteti të zhvilluar me këtë rast, tha se shtratet e lumenjve dhe grukëderdhjet e tyre janë dëmtuar seriozisht. “Nga të dhënat që kemi, lumenjtë më të dëmtuar janë pjesa e Erzenit dhe Ishmit basene që depërtojnë në pjesën ku kemi popullatën më të madhe Tiranë dhe Durrës dhe kuptohet që dhe pjesa e mbetjeve është më e madhe. Ndërkohë kemi lumenj të ndotur, Gjanica që është efekti i naftës.

Dyndja drejt qytetit shpopullon fshatrat, si po tkurret popullsia rurale në Shqipëri

Popullsia rurale në Shqipëri po pëson tkurrje vit pas vit. Në vitin 2016 popullsia që jetonte në fshat përbënte rreth 42 për qind të totalit. Në harkun kohor të 10 viteve, popullsia që jetonte në fshatra u zvogëlua me 20 për qind (shiko grafikun). Aktualisht Shqipëria renditet e dyta në rajon pas Malit të Zi për përqindjen më të ulët të popullsisë rurale, shkruan Monitor. Nga të dhënat e përpunuara nga ourworldindata.org, vetëm 36 për qind e popullsisë jeton në zonat rurale në Malin e Zi.

Ekspozitë me foto të Alpeve shqiptare në Zilina, Sllovaki

Një ekspozitë me fotografi të natyrës nga Alpet Shqiptare, konkretisht nga Lumi i Gashit dhe Curraj i Epërm Tropojë, është hapur në Zilina-Sllovaki. Ekspozita fotografike është organizuar nga studentë dhe pedagogë të Universitetit të Pragës – Fakultetit i Shkencave të Natryrës, të cilët verën e kaluar vizituan këto dy zona për qëllime studimore. Një ekspozitë e ngjashme do të hapet së shpejti edhe në kryeqytetin çek, Pragë. Natyra e bukur shqiptare shpeshherë është bërë objekt për kamerat dhe aparatet fotografikë të turistëve të huaj apo të mediave prestigjoze në botë, që kanë patur mundësinë të vizitojnë Shqipërinë turistike.

Fiton çmim botëror nga Aleanca Globale Kundër Tërbimit, Profesor Kastriot Korro: Ja lufta që po bëhet në Shqipëri ndaj sëmundjes

Kastriot Korro është një pedagog i njohur në Universitetin Bujqësor të Tiranës, aty ku prej shumë vitesh ushtron aktivitetin e tij si lektor në Fakultetin e Mjekësisë Veterinare, ku mban gradën Assoc. Dr. I angazhuar në shumë studime shkencore mbi epidemologjitë në botën e faunës shtazore dhe ndikimin e tyre te njerëzit, ajo çfarë e ka sjellë edhe njëherë në vëmendje ditët e fundit Profesor Korron është fitimi i një çmimi tejet prestigjoz ndërkombëtar nga Aleanca Globale Kundër Sëmundjes së Tërbimit.

Gati plani kombëtar për përshtatje ndaj ndryshimeve klimatike

Shqipëria ka gati planin kombëtar për përshtatje ndaj ndryshimeve klimatike (NAP), duke përmbushur kështu një prej angazhimeve të saj ndaj Bashkimit Europian dhe Konventës Kuadër të Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike. Prezantimi i dokumentit strategjik “Plani Kombëtar i Përshtatjes ndaj ndryshimeve klimatike (NAP)” u prezantua gjatë Asamblesë së NAP-it, shënon edhe fundin e proçesit së përgatitjes së këtij dokumenti.

Gazeta irlandeze: Ja pse duhet të vizitoni Shqipërinë

Në një artikull të saj e përditshmja irlandeze IrishExaminer i ka kushtuar një artikull turizmit në Shqipëri dhe pse duhet dikush të vizitojë vendin tonë.
Shkrimi i përshtatur në shqip
“Vija bregdetare e Shqipërisë është rritur në popullaritet si një destinacion plazhi me buxhet të arsyeshëm familjar. Shqipëria është një vend me shumicë myslimane, dhe edhe pse ka bare dhe klube në qytetet turistike, janë dyqanet e basteve ose “baret sportive”, ato të njohura, që shërbejnë si streha e vendorëve në flladin e mbrëmjes.

Grands Reporters: “Kur Shqipëria hap krahët për turistët”

Gazeta franceze “Grand Reporters” është promovuesja e radhës e Shqipërisë turistike. Ajo i ka dedikuar një artikull të gjatë turizmit në vendin tonë. Autori, Erik Bataille e ka titulluar : “Kur Shqipëria hap krahët për turistët”. Ai e nis me një citim duke thënë se: “ Gjysmë shekulli diktaturë totalitare, nuk mund të bëjnë gjë tjetër veçse të nisin kuriozitetin”. Dhe ja sesi e vazhdon ai rrëfimin e tij: “Njëzet vjet më vonë, Kanuni nuk është Bibla për malësorët katolikë të Veriu. Ata ndjekin përsëri disa tradita ballkanike, por nuk është më ajo kohë.

Interes i jashtëzakonshëm për investime në energjinë diellore

Shqipëria po ndjek të njëjtën tendencë si Europa, ku ata që po investojnë gjithmonë e më shumë në energjinë diellore janë konsumatorët që duan të reduktojnë faturën e tyre të konsumit. Entela Çipa, Këshilltare e Ministrit për Infrastrukturën dhe Energjinë, sqaron se kjo praktikë është më e suksesshme pasi ka më pak burokraci, nuk përfshin çështje pronësie dhe kërkon financime më të ulëta.

Inventari, 32% e të gjithë florës evropiane gjendet edhe në Shqipëri

Shqipëria ka një biodiversitet të pasur për shkak të pozicionit gjeografik me klimë mesdhetare, thyerje të larmishme të terrenit që afron malet të larta me detet, liqenet dhe lumenjtë. Programi i Kombeve të Bashkuara (PNUD) në një inventar që i bëri Florës dhe Faunës në Shqipëri gjeti së fundmi se përafërsisht 32% e të gjithë florës evropiane është në Shqipëri. Në Shqipëri ekzistojnë rreth 7233 grupe bimore dhe 5438 lloje të kafshëve të egra (përfshirë zogjtë, gjitarët, peshqit, insektet, etj).

Ja cilët janë katër qarqet që rrezikohen më shumë nga zjarret

Ditët e fundit, disa vatra zjarri ka pasur në qytete të ndryshme, duke nisur nga Tirana, si në banesa e objekte ashtu edhe në sipërfaqe pyjore. Më i fundit ishte zjarri në pyllin e Semanit që angazhoi një numër të madh mjetesh e njerëzish për vënien nën kontroll të flakëve. Por si paraqitet situata sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit? IGJEUM njofton se janë katër qarqet më të rrezikuara nga zjarret: Fieri, Shkodra, Tirana dhe Lezha.

Kroacia ndihmon Shqipërinë për të trajtuar problemin e mbetjeve të hedhura në Adriatik

Kroacia, me dëshirën për të mbrojtur plazhet e saj të detit Adriatik, të cilët joshin miliona turistë çdo vit, ka filluar të ndihmojë fqinjen e saj Shqipërinë për të pastruar ujërat e saj territoriale dhe për të përmirësuar aftësinë e saj për t'u përgjigjur shpejt ndaj derdhjeve të naftës dhe rreziqeve të tjera. Shqipëria ka bërë disa përparime në trajtimin e ndotjes detare, me ushtrinë dhe vullnetarët që ndihmojnë për pastrimin e plazheve në fillim të çdo sezoni turistik, por mbeturinat e hedhura në lumenj përgjithësisht përfundojnë në Adriatik.

Lodrat me lëndë të rrezikshme, Shqipëria s’ka laborator kontrolli

Si një komponent thelbësor në zhvillimin e fëmijëve, lodrat që ata përdorin janë një aktivitet intensiv, që shoqëron rritjen e tyre. Pra përdorimi i tyre, kontribon në zhvillimin njohës, social dhe emocional të fëmijës. Prodhimi, importi dhe tregtimi i lodrave, që jo rrallë fallsifikohen, kopjohen apo përshtaten, shkakton rreziqe dhe efekte negative tek këta fëmijë, të cilët janë "klientët' kryesorë të këtyre produkteve. Për ekspertët e fushës, blerja e lodrave, qoftë edhe në Shqipëri, duhet të bëhet vetëm tek kompanitë e çertifikuara që zbatojnë ligjet, me qëllim që fëmijëve t’u jepen gjithmonë objekte që janë të sigurta.

Lufta dhe klima po shkaktojnë urinë, shqiptarët dhe serbët rekord në Evropë

Numri i njerëzve që vuajnë nga uria në botë është rritur në 2017, për të tretin vit radhazi. Fenomeni është nxitur nga luftrat dhe ndryshimet klimatike, duke rrezikuar objektivat globale për të zhdukur urinë deri në vitin 2030, paralajmërojnë Kombet e Bashkuara në një raport të publikuar sot. Shkalla e obezitetit është rritur gjithashtu. Normat e urisë duket se po rriten pothuajse në të gjithë Afrikën dhe Amerikën e Jugut, me 821 milionë njerëz, ose e thënë ndryshe: Një në nëntë persona vuajntën nga uria në vitin 2017. Por në të njëjtën kohë, 672 milionë të rritur, më shumë se një në tetë persona, aktualisht vuajnë nga mbipesha, nga 600 milionë që ishin në 2014.