Shqiperia miqesore

Jurgen Sieckmeyer: Shqipëria mike në sytë e fotografit

Fotografi gjerman me karrierë dyzetvjeçare, rrëfen botën e parë prej fokusit të aparatit; nga raportimet në sheshet e luftës, vdekjet, varfëria, mjerimi, te bukuritë natyrore, kulturat, traditat e historitë, jeta e qetë e çdo dite e njerëzve të zakonshëm. Ndër vendet e fotografuar prej tij është edhe Shqipëria, së cilës i ka kushtuar një libër, titulluar “Shqipëria miqësore”, sepse e tillë ka qenë dhe mbetet për të, sa herë rikthehet. Jurgen Sieckmeyer zbulon edhe jetën pas lentes së aparatit dhe sesi ia bën ta ketë Tiranën fizikisht me vete, edhe kur largohet prej këtej…