Siberi

A mund ta shkatërrojë tokën krateri siberian?

Njihet si “Porta drejt nëntokës” nga banorët lokalë, të cilët frikësohen të shkojnë afër dhe të shikojnë kraterin masiv që pa pritur është shfaqur në zemrën e Siberisë së ftohtë. Dhe ata kanë arsye të frikësohen. Përderisa rrëpira e ngrirë vazhdon të shkrihet rreth tij, krateri po zgjerohet me shpejtësi. Tashmë është afër 1 kilometër i gjatë dhe 90 metra i thellë, ndërsa çdo vit zgjerohet me 20 metra, duke e bërë ecjen rreth skajeve të tij një mision të rrezikshëm. Por, krateri i njohur me emrin Batagaika, i shfaqur rreth 25 vite më parë, është shenjë e ngrohjes së vazhdueshme të tokës, si pasojë e fenomenit të ngrohjes globale.

Përse bien më shumë meteorë në Siberi?!

Rajoni më i madh i Rusisë duket si një magnet për meteorët, të cilët bien nga qielli dhe shkencëtarët sqarojnë arsyen. Në vitin 1908 në Tunguska të Siberisë një meteor (ose ndoshta një kometë) shpërtheu në ajër duke shkatërruar 1500 km katror pyll. Në vitin 1947, një shi prej 70 ton meteor hekuri dhe nikel ranë në malet Sinkhote-Alin, në Siberi, duke formuar tridhjetë kratere. Në vitin 2013, në prag të ditës së Shën Valentinit, një top zjarri shpërtheu në qiell pranë Chelyabinsk, Siberi.

Siberi, reshjet e shiut paralizojnë qytetin

Reshjet e dendura të shiut ishin shkaktaret e përmbysjeve të befasishme në qytetin e Krasnoyarskut në Siberi, ku vërshimi i ujit i gjeti banoret të papërgatitur e bllokoi rrugët kryesore. Shiu nisi orët e para të mëngjesit të së dielës, por shumë shpejt, intensiteti i tij u shtua ndjeshëm duke përmbytur zonat më të ulëta të qytetit, duke mbushur makinat e parkuara e duke hyrë nëpër banesa. Autoritetet vendore u detyruan të shpallnin gjendjen e emergjencës nga situata e papritur që i zuri në befasi.