sinjalistike

Pa sinjalistikë turistike nuk ka turizëm!

Prej vitesh kemi parë bukuritë natyrore të vendit tonë të ruajtura në fotografi, fatkeqësisht si e vetmja mënyrë e sigurtë për t’i ruajtur përgjithmonë. Shumë prej këtyre fotografive janë realizuar edhe nga anëtarët e Shoqatës Dajti Alpino Turistik (SHDAT) që kanë shkelur me këmbë çdo perlë shqiptare, ku të tërhiqte vëmendjen natyra e mrekullueshme dhe e virgjër e vendit tonë, veçanërisht e maleve tona, por ajo që mungonte kudo ishte sinjalistika turistike. Efekti i "mrekullisë" ndodhi dhe akoma sot çdo herë e më shumë Shqipëria bëhet e njohur nga turistët qe shtohen vit pas viti me qëllim kryesor eksplorimin e natyrës sonë.

Sinjalistika rrugore, vendi ynë në kërkim të standarteve

Sinjalistika rrugore, ashtu si gjithë standartet e tjerë të rrugëve kombëtare, kryesore dhe dytësore është po aq e rëndësishme, pasimungesa e tyre bën që jeta jonë të jetë në rrezik. Është një nga zërat e fundit që plotësohet përgjatë fazës së zbatimit të projektit të ndërtimit, por si gjithë elementët e tjerë të rrugës kërkon mirëmbajtje gjatë gjithë jetëgjatësisë dhe vlefshmërisë së përdorimit të një aksi rrugor të caktuar.