Siri

Siria do të jetë pjesë e Marrëveshjes së Parisit

Siria po planifikon t’i bashkohet Marrëveshjes Klimatike të Parisit, thonë burimet zyrtare siriane. Një vendim i tillë nga qeveria siriane, bën që Shtetet e Bashkuara të jenë shteti i vetëm në Kombet e Bashkuara që nuk e mbështesin marrëveshjen. SHBA-të e kanë ratifikuar këtë marrëveshje në vitin 2015, por presidenti amerikan Donald Trump, ka njoftuar në qershor se do ta braktisë marrëveshjen. Siria ishte vendi i vetëm në Kombet e Bashkuara, që nuk e ka nënshkruar marrëveshjen, pas Nikaraguas që u bë pjesë muajin e kaluar.