sistemi diellor

Ka ujë në 7 vite dritë larg nesh

Wise 0855 është një nga ato objektet qiellore xhuxhe në ngjyrë kafe e zbuluar në 2014 me teleskopët, Wise dhe Spitzer, e që prej atëherë gjithnjë ka ngjallur interesim të madh nga ana e astronomëve duke qenë se ai është trupi qiellor më i ftohtë jashtë sistemit tonë diellor Për herë të parë u zbulua një trup qiellor jashtë sistemit tonë diellor që ka gjurmë resh të përbëra nga uji. Ky është një objekt me masë më të madhe sesa planetët më të mëdhenj, e më specifikisht është 5 herë më i madh sesa Jupieri, por më i vogël se një yll.

Kina, plan për hulumtimin shkencor të asteroidëve

Kina po harton planin për hulumtimin shkencor të asteroidëve. Lajmin e bëri të ditur Ouyang Ziyuan, kryeshkencëtari i programit kinez të hulumtimit të Hënës dhe anëtar i Akademisë së Shkencave të Kinës në Forumin e 3-të Ndërkombëtar të Hulumtimit të Hënës e të Hapësirës së Thellë, që u hap të mërkurën në Pekin. Sipas “Librit të Bardhë mbi fluturimet kozmike të Kinës 2016”, Kina do të zbatojë planin e hulumtimit të asteroidëve në pesë vjetët e ardhshëm.

NASA zbulon trup të ri qiellor në sistemin diellor

Shkencëtarët e Agjencisë Amerikane për Hulumtime në Hapësirë (NASA) kanë njoftuar për zbulimin e një trupi të ri qiellori, që lëviz mes yjeve të sistemit diellor. Nga NASA thonë se meteori i ri apo kometa e re është zbuluar përmes teleskopit Pan-STARRS1 në bazën në Hawaii dhe se bëhet fjalë për një trup me diametër prej 400 metra, që lëviz me shpejtësi mes yjeve. Shkencëtarët e kanë emëruar "A/2017 U1", ndërsa besojnë se i njëjti ka ardhur nga jashtë sistemit diellor.

NASA: Konferencë për zbulimet mbi sistemin tonë diellor

NASA do të paraqesë gjetjet e reja për planetët që orbitojnë edhe yje të tjerë përveç diellit tonë, të njohur si eksoplanetë, në një konferencë për shtyp që do të mbahet në orën 13:00 të mërkurën e 22 shkurtit. Planetët të cilët ndodhen jashtë sistemit tonë diellorë ose siç quhen ndryshe eksoplanetë, janë një nga shpresat më të mëdha për gjetjen e jetës në hapësirë dhe kjo për shkak të ngjashmërisë së madhe që këta planetë kanë me Tokën. Konferenca do të transmetohet direkt në kanalin televiziv të NASA-s dhe në faqen e internetit të agjencisë.

Planeti i 9-të? Astronomët amerikanë rrëfejnë zbulimin e rrallë

Sistemi diellor ndoshta mund të ketë pjesë të sajën, edhe një planet tjetër, një planet të 9, që është rreth 10 herë më e madhe se toka dhe që orbiton shumë pranë Neptunit, sipas një studimi të publikuar. “Ky është i vetmi zbulim sot për sot që mund të na shpjegojë sjelljen e çuditshme në këtë moshë të sistemit tonë diellor. Ky shpjegim është se atje ka një tjetër planet gjigand, një planet 10 herë më të madh se masa e tokës, shumë më larg se Neptuni” tha astronomi Mike Brown, zbulimi i të cilit është publikuar në revistën e përjavshme “Astronomical Journal”.

Zbulohet edhe një planet gjigant buzë sistemit tonë diellor

Janë zbuluar prova të reja se një planet gjigant është i fshehur buzë sistemit tonë diellor, kanë bërë të ditur shkencëtarët, shkruan Independent. Janë vërejtur disa lëvizje në pjesën e largët të sistemit tonë diellor, për të cilin shkencëtarët thonë se nuk bëhet fjalë për Planetin e Nëntë, ekzistenca e të cilit u argumentua muaj më parë. Mirëpo, ky zbulim i ri tani është duke u kontrolluar nga teleskopët e Kanadasë, Francës dhe Hauait, të cilët janë në kërkim të objekteve të zbuluara nga shkencëtarët.