sistemi hekurudhor

Berlin-Bon: Tren i posaçёm pёr nё samitin e klimёs

Pёr tё shpёtuar Fixhin dhe tё tjera shtete ishuj, janё tё domosdoshme disa masa ambicioze. Nё trenin e posaçёm pёr nё Konferencёn e Klimёs, reporteri i DW, Jens Thurau, bisedoi me njerёz nga Paqёsori Jugor. "Do tё ishte mё mirё, nёse tё gjithё pjesёmarrёsit do tё vinin nё kёtё mёnyrё nё Konferencёn e Klimёs: Me tren!" Ambasadori i ishujve Fixhi nё Gjermani, Deo Saran, ndodhet ndёrkohё nё segmentin hekurudhor mes Berlinit dhe Volfsburgut - nё vagonin nr. 24 tё trenit tё posaҁёm pёr nё Konferencёn e Klimёs. Por ёshtё e qartё, qё nuk mund tё vijnё tё gjithё kёshtu.

Fëmijët shqiptarë pas viteve ‘90 kanë hipur në një tren të vërtetë vetëm në “Luna Park”

Para viteve ’90 transporti hekurudhor ishte mjeti kryesor i transportit, pas këtyre viteve ky lloj transporti zëvendësohet nga ai rrugor. Nostalgjia të shtyn shpesh të kthehesh në vite dhe kështu mund të arrish të bësh një krahasim: “si ka qenë dhe si është”. Linjat e para hekurudhore në Shqipëri ishin linjat minerare dhe ato ushtarake, ndërtuar nga austro-hungarezët dhe italianët. Sistemi hekurudhor arrin përmasat 677 km në vitin 1987, në vitin 2016 vetëm 440 km linjë hekurudhore janë pranuar nga instancat e shtetit si ekzistuese.

Gara e hekurudhave, edhe Maqedonia rinovon flotën – Shqipëria mbetet e “vetme” në rajon

Pas Malit të Zi, Serbisë, Bosnje Hercegovinës e Kosovës, edhe Maqedonia ka nisur projektin për rehabilitimin e transportit hekurudhor. Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka njoftuar se do të financojë rreth 59 milionë euro për rinovimin e flotës hekurudhore. Maqedonia synon përmes këtij fondi të instalojë një sistem informacioni të menaxhimit të energjisë, për të mbledhur informacion mbi konsumin energjetik. Për të gjitha vendet e rajonit, BERZH liston në adresën zyrtare një numër të madh projektesh në fushën e transportit hekurudhor.

Greqia: studim për linjë hekurudhore me Shqipërinë

Këshilli i Rajonit të Epirit, në Greqinë Veriore, ka shpallur konkurimin për këshillim teknik dhe studimin mbi zhvillimin e ndërtimit të rrjetit hekurudhor mes këtij rajoni dhe Shqipërisë. Sipas burimeve zyrtare greke kompania që do të studiojë ndërlidhjen e dy rrjeteve hekurudhore mes Greqisë dhe Shqipërisë, do të duhet të bashkëpunojë edhe me autoritetet shqiptare të hekurudhave . Ndërkohë, financimi për këtë proces paraprak tashmë është shpallur nga Qarku dhe është njoftuar për prokurim.

Hekurudha Tiranë-Rinas-Durrës, Haxhinasto: Projekti përfundon në 2019

Projekti i hekurudhës së re Tiranë-Durrës me zgjatim aeroportin e Rinasit do të kushtojë 82 milionë euro, 35 nga të cilat do të jepen në formë granti falas nga BERZH. Projekti është shpallur fitues nga Bashkimi Europian në kuadër të mbështetjes për Ballkanin perëndimor. “Studimi është përfunduar. Është një projekt i detajuar i këtij segmenti. Në Samitin e Parisit, më 4 korrik, besoj se do të bëhet zyrtarisht dhënia e grantit, 85 milionë euro dhe na mbetet ne të shohim mundësitë për pjesën tjetër, e cila do të gjendet ose nga buxheti i shtetit, ose nga mundësi të tjera”, deklaron Edmond Haxhinasto, ministër i Transporteve.

Infrastruktura, cilat janë detyrimet europiane të Shqipërisë

Mungesa e një rrjeti të intermodal dhe multimodal (rrugor / hekurudhor) dhe terminaleve në brendësi bën logjistikën në Shqipëri me kosto të lartë dhe pengon integrimin e transportit në zinxhirin e jashtëm të furnizimit. Ky është konkluzioni që jep Banka Botërore në draftin për strategjinë e re të sektorit të transportit, e cila aktualisht është në fazën e konsultimit. Strategjia e re e Transportit synon të përputhë zhvillimin e infrastrukturës në Shqipëri dhe Ballkanit me Strategjinë evropiane të Transportit. Këto kritere synojnë që deri në vitin 2030, 30% e transportit rrugor mbi 300 km distancë duhet të zhvendoset në mënyra të tjera të tilla, si hekurudhë ose transport ujor dhe ky volum transporti duhet të rritet me 50% deri në vitin 2050.

Shqipëria, shteti i katërt në Europë që mbetet pa hekurudhë

Janë 147 shtete në Botë që kanë sistem hekurudhor, sipas të dhënave nga Unioni Ndërkombëtar i Hekurudhave (shih tabelën). Teorikisht, Shqipëria pozicionohet relativisht mirë, pasi është e 67-a në botë sipas gjurmës për km hekurudhë për popullsi, duke mbuluar rreth 7500 banorë. Një sërë shtetesh kanë në planet e tyre ndërtimet e hekurudhave, si Kuvajti, Katari, Ruanda, Jemeni etj. Në Europë deri tani kishte tre shtete pa system hekurudhor dhe Shqipëria bëhet i katërti. Qipro ka operuar me hekurudha nga vitet 1905-1951 dhe Malta nga 1883-1931.

Turqi, treni ekspres Stamboll-Sofje nis udhëtimin e parë

Treni ekspres Stamboll-Sofje si pjesë e marrëveshjes së nënshkruar mes Hekurudhave Shtetërore të Republikës së Turqisë (TCDD) dhe Hekurudhës Bullgare nisi udhëtimin e tij të parë. Drejtori i shërbimeve për udhëtarët të Hekurudhave Shtetërore të Republikës së Turqisë (TCDD) në Stamboll, Veysi Alçınsu, në një deklaratë për media para nisjes së trenit tha se çdo ditë do të niset një tren një nga Stambolli dhe tjetri nga Sofja. Ai vuri në dukje se në trenin që do të niset në këtë udhëtim do të jenë në shërbimin e udhëtarëve 2 makinistë dhe 3 faturino.