situata e permbytjeve

Buletini në rang kombëtar, ja si është aktualisht situata me përmbytjet

TIRANË

Aksi Tiranë-Krrabë (km29)-Elbasan është i kalueshëm normalisht. Akset Tiranë-Trau Dajt-Qafë Mollë-Bizë + Trau Dajt-Antena + Qafë Priskë-Shëngjergj janë të qarkullueshme, megjithë problemin e shkaktuar dje nga shirat. Në gadishmeri jane 2 borëpastruese, ekskavator, grejder dhe 7 punetore. Në aksin Sauk – TEG – Ibë – Elbasan, qarkullimi kryhet në aksin e ri. Megjithatë në gadishmëri janë mjete dhe punëtorë. Në segmentin Ura e Farkes-R/rr Mullet, është në rrezik të vazhdueshëm gjendja e inklinuar e pishave.

Emergjencat Civile - Ura të shembura, rrugë të bllokuara, ja situata në zonat e përmbytura

Drejtoria e Emergjencave informon se në disa qarqe situata vijon të jete ende problematike. Në Shijak nga dalja e lumit Erzen janë përmbytur 20 banesa poshtë urës. Ndërsa në Durrës 15 familje janë zhvendosur për shkak të rrezikut. Në Babrru ka ndodhur një rrëshqitje masive dherash, e cila ka bllokuar kalimin e mjeteve dhe të banorëve. Situata më problematike është në Shkodër, ku në Njësinë Administrative Pult janë prishur disa ura, ndërsa në Qarkun e Dibrës ka bllokim të rrugëve.

Kaskada e Drinit në maksimum, shtohet rreziku i përmbytjeve

Niveli i Liqenit të Fierzës në kaskadën e Drinit shënoi kuotën 288.76  metra mbi nivelin e detit të martën në orën 11 paradite, duke qenë 13.7 metra më shumë se sa mesatarja historike për muajin nëntor dhe vetëm 0.4 metra më pak se sa maksimumi historik i shënuar në vitin 1996. Niveli i liqeneve të Komanit dhe Vaut të Dejës më poshtë rrjedhës së Drinit është aktualisht 173.05 dhe 75.44 metra mbi nivelin e detit duke qenë shumë pranë kuotave maksimale të lejuara.

Laçi nën ujë, përrenjtë dalin nga shtrati, përmbyten banesa dhe biznese

Reshjet e dendura të shiut vijuan gjatë gjithë mbrëmjes së të hënës duke shkaktuar përmbytje të mëdha në qytetin e Laçit. Ujërat e përrenjve që përshkojnë qytetin dolën nga shtrati dhe përmbyten qendrën e Laçit si dhe katet e para të banesave e bizneseve. Sipas të dhënave të para gjatë 5 orëve kanë rënë rreth 120 milimetra shi. Rruga nacionale në Fushe Milot u bë e pakalueshme, ndërsa rrezik paraqet kanali ujëmbledhës i ujërave të larta. Shtabi i emergjencave është gati për të bërë evakuime.

MB: Të pezullohet mësimi në shkolla dhe kopshte; zonat e përmbytura

Ministria e Punëve të Brendshme i kërkon të gjithë qytetarëve te evitojnë maksimalisht lëvizjet ditën e sotme. Gjithashtu MPB ka kërkuar pezullimin e mësimit në sistemin parashkollor dhe shkollor në të gjithë vendin. Situata paraqitet si më poshtë për çdo qark:

QARKU TIRANË

Reshjet kanë krijuar problematikë në Autostradën Tiranë-Durrës, nënkalimin e Vorës dhe në nënkalimet nga Kthesa e Kasharit ku ujërat kanë arritur nivelin rreth 50 cm dhe kanë bllokuar rrugën.

Përmbytjet, evakuohen 20 familje

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur mëngjesin e kësaj të enjte Shtabin e Emergjencave, për t'u njohur me situatën më të fundit të përmbytjeve në vend. Përveç përmbytjeve të shkaktuara nga lumi i Vjosës, mësohet se problematike situata paraqitet edhe në zonën e Lezhës, ku sipas ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli, në terren ndodhen edhe forcat e ushtrisë, ndërsa në Lezhë janë evakuuar 24 banorë. Ndërkohë, në zonën e Shkodrës, sipas ministrit Gjiknuri, nuk ka rrezik për përmbytje. Ai tha gjithashtu se edhe furnizimi me energji elektrike po shkon drejt normalizimit.

Përmbytjet, ushtria ngre helikopterin “Cougar”

Forcat Ajrore kanë nisur me urgjencë një helikopter “Cougar” në Burrel për shpëtimin e një familjeje me pesë anëtarë të bllokuar nga përmbytja. Në Lezhë efektivë të Forcave të Armatosura janë duke punuar tek nënstacioni për të penguar rrjedhjen e ujrave në dy drejtime, në mënyrë që të shmanget përmbytja e qytetit. Aktualisht po punohet edhe tek shkolla 9 vjeçare “Kosova” që ndodhet në qendër të Lezhës si dhe tek Konvikti i Shkollës së mesme Ekonomike.

Përmirësohet situata e përmbytjeve në Kurbin, nis pastrimi i kanaleve

Një ditë pas përmbytjeve që përfshinë zonën e Kurbinit, situata është drejt përmirësimit. Uji është tërhequr nga të gjitha bizneset dhe banesat, ndërsa të gjitha famijet e evakuara janë rikthyer në shtëpitë e tyre. Prej pasdites së djeshme punonjësit dhe mjetet e Bashkisë Kurbin kanë vijuar punen për pastrimin e rrugëve dhe trotuarëve nga inertet e sjella nga vërshimi i përrenjëve malorë. Në të njëjten kohë po punohet edhe për pastrimin e kanalëve të cilët janë mbushur me inerte nga prurjet e shumta nga malet.

Pse nuk përmbyteshim… Pse përmbytemi… Si të mos përmbytemi

* Nga Dhimitër Vogli

Në fillim të shkurtit në Jugun e Shqipërisë, pati përmbytje nga lumi i Vjosës në rrethin e Vlorës, zona e Novoselës dhe në atë të Fierit, zona e Hoxharës, në një sipërfaqe gjithsej prej 17 mijë ha toka bujqësore. Pse erdhi kjo përmbytje? Kjo ndodhi sepse në pellgun ujëmbledhës të lumit Vjosa, si në territorin shqiptar po ashtu dhe në atë grek, pati reshje me intensitet të lartë dhe për rastet kur këto reshje shoqërohen me shtresë të madhe dëbore, sikurse ndodhi në fillim të muajit shkurt, krijojnë një volum të madh uji, e për rrjedhojë në lumin e Vjosës prurja e ujit ishte shumë e madhe e solli si pasojë përmbytje të tokave bujqësore e të zonave të banuara në të dy brigjet e saj.

Reshjet e dendura, probleme me energjinë në disa zona të Tiranës

Për shkak të motit të keq gjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit, një pjesë e mirë e kryeqytetit ka mbetur pa energji elektrike. OSHEE sqaron se janë përmbytur disa kabina dhe për pasojë është detyruar të stakojë energjinë deri në uljen e nivelit të ujit. Gjithashtu bëhet e ditur se përmbytje ka edhe në TEC-in e Kombinatit, po ashtu janë dëmtuar dy fidrat 25 dhe 26 tek nënstacioni i Selitës. Për pasojë zonat pa energji elektrike në Tiranë janë:

Reshjet e shiut shkaktojnë tre të vdekur dhe përmbytje në Shqipëri

Tre persona humbën jetën të martën, ndërsa mijëra qytetarë po përballen me pasojat e rreshjeve të dendura të shiut që shkaktuan përmbytje dhe bllokime rrugësh në zona të ndryshme të Shqipërisë. Policia raportoi për gjetjen e një personi të mbytur në lumin e Tiranës, në afërsi të Kamzës gjatë orëve të mesditës, ndërsa një skuadër polumbarësh mbërriti në vendngjarje për nxjerrjen e tij nga uji. Më herët në zonën veriore të Klosit, policia u njoftua se një 40 vjeçar është marrë përpara nga rrjedha e rrëmbyer e lumit Mat.

Reshjet, nën ujë qindra hektarë tokë

Me qindra hektarë tokë kanë përfunduar nën ujë në Shkodër, Lezhë dhe Gjirokastër. Rreth 200 hektarë janë përmbytur në Bushat të Shkodrës. Rruga nacionale nuk ka patur probleme, por uji i është afruar zonës së quajtur Harku i Bërdicës. Lumenjtë Buna dhe Drini janë afër kuotave maksimale. Ministria e Bujqësisë thotë se përmbytjet janë shkaktuar si pasojë e prurjeve të lumenjve, por se hidrovoret dhe kanalet kulluese janë në funksionim të plotë në këtë zonë. Deri tani nuk ka shtëpi apo biznese të përmbytura.

Stuhia mbërrin në jug. Fshatra në Fier e Vlorë, në rrezik përmbytjeje

Reshjet e 24 orëve të fundit kanë shkaktuar probleme në disa qarqe të vendit, ndërsa stuhia pritet të rëndojë zonat e jugut. Sipas parashikimeve, për shkak të rritjes së prurjeve të lumit Vjosë pritet të krijohen probleme përgjatë rrjedhës së tij. Top Channel ishte në Qendrën Kombëtare të Emergjencave Civile, ku merret informacion në kohë reale për çdo situatë. “Për të parandaluar të papriturat dhe situatat e emergjencave janë dislokuar në të gjithë territorin e vendit rreth 2.000 forca të policisë, të ushtrisë, të shërbimeve zjarrfikëse dhe emergjencave civle, kryesisht për të qenë të përgatitur për çdo situatë të mundshme emergjente”, tha Shemsi Prençi, drejtor i Përgjithshëm i Emergjencave Civile.

Vazhdojnë përpjekjet e rimëkëmbjes në Luizianë

Në shtetin e Luizianës po dërgohen ndihma të mëdha për rimëkëmbjen pas përmbytjeve masive që shkaktuan 13 viktima dhe shkatërruan 60 mijë shtëpi. Më tepër se 100 mijë vetë janë regjistruar për të marrë ndihmë nga shteti. Të prekurit nga nga kjo fatkeqësi natyrore vazhdojnë të pastrojnë dhe rindërtojnë shtëpitë e tyre, ndërsa vazhdojnë kërkimet për njerëz që mund të jenë bllokuar nga vërshimet e mëdha. Ato ishin kaq të fuqishme, saqë morën me vete edhe arkivolet nga disa varreza.