Skoci

Makina e parë në botë me uiski përfundoi testimin në Skoci

Makina e parë me uiski përfundoi testin e parë ne Skoci. Sipas “Celtic Renewables” për të mbushur makinën duhet të shkohet në një biokarburant, i quajtur biobutanol. Ky lloj “karburanti” është i përbërë nga mbetjet e elbit si dhe mbetje të uiskit të cilat pas përpunimit krijon një lloj lëngu. Biokarburanti ka si qëllim të jetë zëvendësuesi i karburanteve tradicionale të gazit dhe naftës. Kalimi në karburantin e ri nuk kërkon ndryshimin e motorit. “Celtic Renewables” ishte ajo që krijoi biokarburantin, ku ai thekson se industria e uiskit nuk i përdor mbetjet, në këtë mënyrë mund të shfrytëzohen për këtë lloj gjetje.

Meteori që ndriçon qiellin skocez

Një dritë e bardhë e fortë është shfaqur mbrëmë mbi qiellin e Edinburgut në Skoci. Banorët thonë se më pas u dëgjua një përplasje e fortë dhe lëkundje toke. Policia ka bërë të ditur se ka marrë shumë telefonata për fenomenin, i cili dyshohet të jetë një meteor i rënë në sipërfaqen e Tokës.

Përfundon me sukses testimi i makinës së parë që punon me mbetje uiski

Makina e parë në botë që punon me një biokarburant mbylli me sukses provën e saj të parë. Cila ishte makina mori përsipër që të punonte me një biokarburant? Makina që kreu testin e parë me mbetjet e uiskit ishte një Ford Fokus. Kjo makinë iu nënshtrua testeve duke bërë kilometrat e para në Skoci, ku testi rezultoi pozitiv. Grupi i studiuesve të Univeritetit të Edimbourg-ut, vendosën të zëvendësojnë benzinën dhe naftën me mbetjet e pijes alkoolike uiski. Për të ushqyer makinën shkencëtaret e Edimbourg-ut kanë prodhuar një karburant të ri i quajtur “biobutanol”.

Skoci: Ndërtohet ferma e parë lundruese e erës

Ka filluar ndërtimi për fermën e parë lundruese e cila furnizohet prej erës, rreth 15 milje larg bregut të Skocisë veri-lindore. Pesë turbinat sëbashku pritet të sigurojnë 30 megavat energji - të mjaftueshme për të furnizuar 20,000 shtëpi. Një nga turbinat është aktualisht e instaluar, ndërsa pjesa tjetër pritet të instalohet deri në fund të gushtit. Leif Delp, drejtuesi i projektit prej 190 milionë funte të quajtur Hywind, tha se qëllimi ishte "të demonstronte mundësinë e realizimit të fermave të ardhshme komerciale të erës, me kosto të ulët".

Skocia plan ambicioz për zhdukjen e makinave me karburant

Qeveria skoceze synon të frenojë automjetet e reja me benzinë dhe naftë, si dhe furgonët nëpër Skoci deri në vitin 2032, tetë vjet përpara objektivit të Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar. Kryeministrja Nicola Sturgeon ka përshkruar planet për të “zgjeruar masivisht” pikat e karikimeve të automjeteve elektrike dhe për të ngritur projekte pilot për të inkurajuar marrjen e automjeteve elektrike dhe për të bërë “A9”, rrugën e parë në Skoci plotësisht të pajisur me pika furnizimi të automjeteve me energji elektrike.