smart city

Në 1 Qershor nis projekti i 4 mijë biçikletave në Tiranë

Në 1 Qershor Tirana do të pushtohet nga 4 mijë biçikleta. Projekti inovator i Bashkisë së Tiranës do ta shndërrojë kryeqytetin në një qytet miqësor ndaj kësaj alternative të re transporti për qytetarët. Kryebashkiaku Erion Veliaj dhe homologu nga Firence, Dario Nardella, nënshkruan sot marrëveshjen e bashkëpunimit për këtë projekt, si dhe diskutuan për projekte të reja në çështjet e kulturës, ndriçimit dhe transportit.