smog

Indi, në New Delhi smogu 70 herë më shumë se limiti i OBSH, emergjencë shëndetësore

Autoritetet e New Delhi kanë vendosur të mbyllin të gjitha shkollat për shkak të një smogu shumë të dendur, që ka mbuluar kryeqytetin e vendit me 20 milion banorë. Në ditën e dytë radhazi reja e dendur e pluhurit ka rritur me 70 herë ndotjen e qytetit. Pluhuri i butë i njohur si Pm2.5, pluhur më i dëmshëm për shëndetin ka prekur kuotën 703, ndërsa niveli i konsideruar i rrezikshëm për shëndetin nga autoritetet është 300, ndwrsa Organizata botërore e shëndetësisë rekomandon të mos kalohen 25 nivelet për të evituar problemet me shëndetin.

Kina synon të kthejë smogun në diamante

Të kthejmë smogun e Kinës në diamante! Kjo nuk është një ide dhe aq e çmendur… Idea është prezantuar në takimin vjetor “World Economic Forum” nga ana e një projektuesi holandez dhe konsiston në kulla që thithin smogun, e që mund të pastrojë ajrin e qyteteve kineze, por mund të bëjnë edhe më shumë. Ideja novatore është e artistit holandez Daan Roosegaarde që propozon si zgjidhje kundër ndotjes në Pekin, kulla 7 metra të gjata që thithin ajrin e ndotur dhe e pastrojë atë me anë të mikropjesëzave.

Nisma e Milanos kundër smogut: transport publik me çmim të lirë

Përdoruesit e transportit publik që mbi të gjitha parapëlqejnë çmimet e lira duhet të drejtohen drejt Milanos. Midis datave 17 dhe 24 dhjetor, qyteti më i madh i Italisë së Veriut do të ofrojë lëvizjen me autobus, tramvajë dhe metro me çmime të arsyeshme. Me blerjen e një bilete me vlerë 1.50 euro (1.65 dollarë) udhëton falas nëpër qytet për 24 orë. Diçka e ngjashme u ndoq javën e shkuar për udhëtimet nga Milano afër qytetit Turin, ku u ofruan përdorimi i transportit publik falas dy ditë, të enjten dhe të premten e shkuar.

Smogu shton rastet e personave me probleme në mushkri

Prej dy javësh numri i qytetarëve të cilët kanë kërkuar ndihmën e mjekëve pneumologë në Korçë është rritur ndjeshëm. Të paktën 40 persona në ditë, kryesisht të moshuar, u drejtohen bluzave të bardha për mjekim apo shtrim në spital. Sipas mjekëve, tymi i çliruar nga djegia e druve të zjarrit por edhe mjegulla e dendur, e cila mbuloi Korçën për shumë ditë para mbërritjes së dëborës, ka shkaktuar shqetësime tek qytetarët.

Të trembur për shëndetin nga smogu i Tiranës

Tirana mbetet një nga qytetet më të ndotura në Evropë. 500 njerëz vdesin në vit si pasojë e ndotjes së lartë të ajrit në Tiranë, e cila është dy herë më e lartë se normat e lejuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Tirana, qyteti i më shumë se një milionë njerëzve dhe më shumë se 190.000 makinave që qarkullojnë në ditë, me ndotjen e ajrit po kthehet në një kërcënim për banorët e tij. Në një artikull të publikuar së fundmi nga Agjencia Franceze e Lajmeve (AFP) problem i ndotjes së ajrit shihet nga pikëpamje të ndryshme: