SOER 2015

SOER 2015, edhe në gjuhën shqipe

Sinteza e Raportit “Mjedisi i Evropës, Gjendja dhe Perpesktiva 2015”, i njohur ndryshe si SOER tani më është në dispozicion edhe në gjuhën shqipe. SOER është dokument kyç i integruar për gjendje te mjedisit në Evropë, të cilin Agjencia e Mjedisit të Evropës e dorëzon te Parlamenti Evropian. Raporti përmban informata për mjedisin në Evropë, vlerësime për mjedisin në planin global, analizë krahasuese të shteteve përmes indikatorëve mjedisorë dhe raporte specifike të shteteve dhe rajoneve. E gjithë kjo është bazë e mirë dhe mjet i çmueshëm në krijimin e politikave të ardhshme nacionale, evropiane për mjedisin.