Somali

Somali, 110 persona të vdekur nga uria në 48 orët e fundit

Kryeministri i Somalisë ka njoftuar se 110 persona kanë vdekur në një rajon të vetëm nga uria në 48 orët e fundit, përderisa thatësira e madhe rrezikon jetën e miliona njerëzve në mbarë vendin. Këto janë shifrat e para që qeveria ka njoftuar, që prej se ka shpallur katastrofë kombëtare të thatërsirës ditën e martë, raporton AP. Kombet e Bashkuara vlerësojnë se 5 milionë njerëz në këtë zonë kanë nevojë për ndihmë dhe kanë paralajmëruar për një krizë të madhe të urisë.