sondazhi

Publikohet sondazhi i parë kombëtar për mjedisin

Qendra Rajonale e Mjedisit (REC) Shqipëri dhe Qendra për Kërkim Bashkëpunim dhe Zhvillim-CRCD organizuan Konferencën “Perceptimi i Publikut mbi Mjedisin në Shqipëri”.Në këtë konferencë u prezantua perceptimi i publikut për mjedisin, bazuar në gjetjet e sondazhit të parë në nivel kombëtar, i realizuar nga Qendra për Kërkim Bashkëpunim dhe Zhvillim – CRCD.

SHBA: Sondazhi i parë mbarëkombëtar për ndryshimet klimatike

Çfarë u mësohet nxënësve për ndryshimin e klimës në shkollat publike të Amerikës? Përgjigjet mund t’ju shokojnë. A flitet vërtet për ndryshimet klimatike? Si e adresojnë mësuesit problematikën e ndryshimeve klimatike në klasë, në shkollë dhe më gjerë? Këto kanë qenë disa nga pyetjet e anketës kombëtare gjithëpërfshirëse të realizuar nga NCSE. Sondazhi, i kryer në bashkëpunim me Qendrën kërkimore të Penn State University ka kaluar në site mbi 1500 mësues shkencash të shkollave të mesme dhe të larta. Drejtori i Politikave dhe Programeve pranë NCSE, Josh Rosenau, shprehet se rezultatet kanë qenë surprizuese.

Sondazh për këndin e lojërave te Liqeni Artificial: 55% pro, 35% kundër

Nga Eduard Zaloshnja

Në një sondazh që po zhvilloj me qytetarë të Shkodrës, Vlorës dhe Tiranës, 800 banorë të kësaj të fundit, të përzgjedhur në mënyrë rastësore në të gjithë territorin urban të kryeqytetit, u pyetën rreth këndit të lojërave tek Liqeni Artificial i Tiranës. Nga përgjigjet e tyre, rezulton se 55% janë pro, 35% janë kundër tij, dhe 10% janë asnjëanës. Marzhi i gabimit statistikor të kampionit kryeqytetas është plus/minus 3.4%.