SoTours

Kur udhërrëfyes është SoTours

Eksplorimi i kënaqshëm i peizazhit natyror, lind nevojën për informacion të plotë për vendin që vizitohet dhe siguri maksimale përgjatë rrugëtimit. Të shtunën e fundit e shtatorit, Qendra Rajonale e Mjedisit (REC) Shqipëri, sëbashku me përfaqësues të Ambasadës Sllovake në Tiranë, nxënës të gjimnazeve “Myslim Shima”, “Asim Vokshi” dhe “Andon Zako Çajupi” në kryeqytet dhe anëtarë të Shoqata Dajti Alpino Turistik vizituam Dajtin përgjatë rrugëtimit Gurore e Vjetër-Fushë Dajt-Mali i Dajtit për të testuar në terren aplikacionin SoTours.