specie e rrezikuar

“Çaji i malit po zhduket”

Çaji i malit, i përdorur aq shumë në familjet shqiptare, veçanërisht gjatë periudhës se dimrit, kur edhe virozat janë më shumë prezente, është në rrezik zhdukjeje. Alarmin e jep botaniku Jani Vangjeli, i cili sjell një studim të thelluar prej 950 faqesh mbi florën shqiptare, që për herë të parë vjen në formën e një atlasi. “Çaji i malit është gjendur në malin e Polisit një ekzemplar këtu, një atje, ndërkohë që përpara formonte sfond, tani është gati në rrezik zhdukjeje. Ky çaj që shesin fshatarët, është i kultivuar, nuk e ka aromën e ambientit natyror. Pse ka ndodhur kjo?

A janë personazhet e famshëm shpresa për shpëtimin e specieve në rrezik?

Në përmbylljen e takimit të Cites (“Konventa për tregtinë ndërkombëtare të specieve të rrezikuara të florës dhe faunës së egër) në Johannesburg, Matt McGrath shtron pyetjen nëse personazhet e famshëm kanë një ndikim më të madh për të shpëtuar speciet në rrezik sësa trupi ndërkombëtar i cili ka si detyrë mbrojtjen e kafshëve dhe bimëve të kërcënuara me zhdukje. Fajkoi i mjerë duhet të ndihet si humbës në këtë pikë. Të shtyrë nga zhdukjet në masë të viteve ’60 dhe ’70 si pasojë e pesticideve me bazë DDT, grabitqari më i shpejtë në botë është rikthyer këto 30 vitet e fundit.

A po i zhduk bletët hashashi?

Ekspertët e bletarisë ka dhënë shpjegimin e tyre nëse rënia e numrit të bletëve në Shqipëri lidhet me hashashin. Të ftuar në “Pasdite në Top Channel”, ata kanë sqaruar se nuk ka asnjë studim që të lidhë zhdukjen e bletëve me kanabisin. Lejla Shehu, kryetare e shoqatës së bletërritësve tha: Prej muajit dhjetor është vënë re një rëni drastike e numrit të bletëve në Shqipëri. Kjo lidhet me disa sëmundje që i kanë bletët dhe që fatkeqësisht këtë vit ishin edhe më të përhapura. Banori, i cili përhapi panikun se bletët ia kishte zhdukur hashashi tha në një intervistë për “Pasdite në Top Channel” se bletët e tij dyshon se i janë dëmtuar nga ilaçet e skaduara, megjithatë nuk ka pasur mundësi ekonomike për të bërë analiza.

Alarm për ariun polar: Brenda 35 vjetësh, 1/3 e tyre do të zhduket

Në harkun e 35-40 viteve të ardhshme, një e treta e 26 mijë arinjve polarë që sot rezistojnë në Arktik, do të zhduken për shkak të efekteve të ngrohjes globale, që në Pol do të arrijë nivelet më të larta. Alarmi është lëshuar nga Unioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Natyrës, sipas të cilit, shkrira e akullit për shkak të temperaturave në rritje, përfaqëson kërcënimin e parë sa i takon mbijetesës së këtyre specieve. Për arinjtë e bardhë, akulli detar është platforma ideale e gjuetisë, mbi të cilin kapin fokat kur këto të fundit dalin nga deti për të marrë frymë.

Ariu i murrmë, i rradhës në listë për t’u zhdukur

Gjatë monitorimeve në terren në fillim të muajit janar, aktivistët e ASPBM kanë konstatuar dy arinj të mbyllur në kafaz, në një lokal në afërsi të fshatit Bisht Kamëz (Gjiri i Lalzit). Megjithëse ka kaluar gati një muaj nga njoftimi për persekutimin e këtyre kafshëve, ende nuk është marrë asnjë masë për rehabilitimin e tyre. Arinjtë janë individë të rinj, që mesa duket do të përdoren për tërheqjen e vizitorëve pranë kompleksit ku dhe janë vendosur kafazët. Por se sa këta ‘protagonistë’ do të arrijnë të argëtojnë pushuesit, kjo mbetet per t’u diskutuar.

Balena e rrallë e bardhë shfaqet në brigjet australiane

Një balenë e bardhë shumë e rrallë u dallua ditën e djeshme në brigjet australiane teksa migronte drejt ujërave të ngrohtë tropikalë. Kjo lloj balene e quajtur Migaloo, është parë për herë të parë po në Australi në vitin 1991. Migaloo në gjuhën origjinale do të thotë “mik i bardhë”. Balena e bardhë u fotografua në portin Byron në lindje të brigjeve australiane, duke bërë udhëtimin e përvitshëm nga Antarktida në ujërat e ngrohtë të Queensland. Oskar Peterson, që drejton Qendrën për Kërkimin e Balenave të Bardha me bazë në Australi, tha se balena ishte e gjinisë mashkull dhe mund të jetë 30 vjeç.

Brazil: Specia e rrallë zbulohet pas 75 vitesh zhdukje

Sytë blu të një shpendi shumë të rrallë nuk ishin parë për gati një shekull. Në një nga deklaratat më të jashtëzakonshme të grupit të studiuesve brazilianë, ata kanë njoftuar rikthimin e pëllumbave me sy blu. Prej dokumentimit të fundit në vitin 1941, besohej që ishin zhdukur. Por tani specia është gjetur në Minas Gerais në Brazil. Megjithatë studiuesit mund të konfirmojnë vetëm gjetjen e 12 individëve të tillë, kështu që sigurimi i habitatit të tyre do të jetë çelësi për të ruajtur këtë shpend të pakapshëm.

Britani: Fermat diellore krijojnë habitate natyrore për speciet e rrezikuara

Kafshët e egra të kërcënuara duke përfshire këtu Alauda arvensis dhe Streptopelia turtur mund të përfitojnë nga skema e prezantuar për krijimin e habitateve natyrore në fermat diellore në Britani. Projekti nga shoqata e bamirësisë RSPB dhe kompania Anesco synon të përkrahë fermat diellore në të gjithë Anglinë dhe Uellsi-n. Skema do të insistojë në habitatet e humbura të cilat u zhduken nga shtimi i kulturave bujqësore të ndryshme. Nga ky projekt do të ndihmohen specie si:

Butrinti pret 170 mijë turistë

Parku Kombëtar i Butrintit, një prej atraksioneve më të rëndësishme turistike në jug të vendit, është duke pritur një fluks masiv vizitorësh shqiptarë dhe të huaj. Siti arkeologjik këtë vit po ofrohet së bashku me Observatorin e Zogjve, Kalanë e Ali Pashës në kanalin e Vivarit dhe Kalanë Trekëndore, por harmonizimi i këtyre aseteve me territorin arkeologjik mbetet ende një sfidë, sipas drejtuesit të parkut, Gjergji Mano. “Për të tretin vit radhazi shkojmë në një vlerë të ardhurash rreth 600 mijë euro. Kishim një buxhet 1 milion euro, të cilat jemi përpjekur që me projekte të ndryshme t’i vendosnim në shërbim të vizitorëve”, deklaroi Mano.

Çaji Shqiptar i Malit në Librin e Kuq të specieve të rrezikuara

Shqipëria përballet me nivelin më të lartë të humbjes së bimësisë së rrallë në Evropë. Një raport i PNUD-it mbi Menaxhimin e Ekosistemit në Basenin e Liqenit të Prespës tregon se çaji shqiptar i malit (Sideritis Raeseri) është një nga bimët më të rrezikuara në Shqipëri. Në këtë raport theksohet se, në listën e Specieve të Mbrojtura të Florës Shqiptare, çaji shqiptar i malit (Sideritis Raeseri) konsiderohet si një bimë e kërcënuar nga zhdukja, me një rënie prej 50% në një periudhë 20 vjeçare.

Dritë jeshile për ndërtimin e qendrës së shpëtimit dhe rehabilitimit të arinjve në Shqipëri

FOUR PAWS International ka mbajtur sot (15 nëntor) në Tiranë takimin "Arritje dhe sfida në dy vite përpjekje për të shpëtuar arinjtë më të trishtuar", ku u diskutua situate e fillimvitit 2016, prezantimi i arritjeve të përbashkëta 2016/2017, gjendja aktuale e arinjve të robëruar dhe prezantimi i rezultateve të investigimit për një panoramë më të qartë për zgjidhje afatgjata dhe të qëndrueshme. Takimi në hapje u përshëndet nga Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, z.Klosi i cili u shpreh se nisma si këto tregojne se shoqëria civile po ecën me hapin e kohë duke reflektuar dhe ofruar zgjidhje për problemet shqetësuese të jetës sonë.

Ekuadori: Ishujt Galapagos në rrezik zhdukje nga ndryshimet klimatike

Ishujt Galapagos në Ekuador janë pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s dhe janë një shtëpi për florën dhe faunën e cila nuk gjendet në asnjë vend tjetër të botës. Por 1 në 5 bimë autoktone, ose e thënë ndryshe rreth 50% e botës së egër endemike është në rrezik zhdukje për shkak të ndryshimeve klimatike. Rritja e temperaturave në oqeane po e bën më të vështirë jetesën për disa specie si pinguini i famshëm i Galapagos dhe breshka gjigande. Shkencëtarët sëbashku me Fondacionin Charles Darwin po bëjnë ç’të munden për të mbrojtur këto specie nga efektet e ndryshimeve klimatike.

Elefantët janë në rrezik

Numri i elefanteve ka pësuar rënie me 62% gjatë dekadës së fundit, dhe ata mund të zhduken deri në fund të dekadës së ardhshme. Në Afrikë, kontrabanduesit e fildishit dhe mishit, vrasin çdo ditë rreth 100 elefantë, duke lënë pas vetëm 400.000 elefantë të mbetur. Një etje për produktet e fildishta në tregun aziatik e bën tregtinë e paligjshme te fildishit jashtëzakonisht fitimprurëse, dhe ka çuar në masakrimin e dhjetëra mijëra elefantëve në Afrikë. Përgjatë viteve 2010 dhe 2014, çmimi i fildishit në Kinë u trefishua, duke rritur ndjeshëm gjuetinë e paligjshme.

Gjarpri i argjendtë jashtëzakonisht i rrezikuar

Boa e argjendtë (Chilabothrus Argentum) e brigjeve të ishullore në Bahamas është quajtur e tillë për ngjyrën e saj dhe faktin se është gjetur për herë të parë në një pemë palme argjendi. Në një ishull të pabanuar në Bahamasin jugor, një shkencëtar vuri re një gjarpër që shkëlqente si metal gjatë kohës që po ngjitej në një pemë. "Ne të gjithë shkuam për ta parë dhe ishte menjëherë e qartë se kjo ishte diçka e ndryshe", thotë biologu R. Graham Reynolds, pjesë e ekipit shkencor që eksploruan ishujt e largët.

Gjirafat duhet të listohen si specie në rrezik zhdukje, popullata bie me 40%

Gjirafat duhet të listohen zyrtarisht si në rrezik zhdukjeje në mënyrë që të ruajnë numrat e tyre tkurrës, kjo sipas konservatorëve, pas paralajmërimit se kafshët po përballen me “zhdukje të heshtur”. Numri i gjirafave në Afrikën subsahariane është ulur me rreth 40 përqind që prej mesit të viteve ’80 dhe grupet mjedisore tani duan që këto krijesa të marrin mbrojtje të veçantë, duke përfshirë mbrojtje nga Agjencia me influencë e Shteteve të Bashkuara për Peshqit dhe Kafshët e Egra. Sipas Bashkimit Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës, vetëm 97,500 gjirafa të egra mbeten ende, duke shtyrë popullësinë e tyre nën shifrës së asaj të elefantit afrikan.

Gjirafat po zhduken pa shumë zhurmë

Rënia dramatike e popullatës së gjirafave përgjatë 30 viteve të fundit ka bërë që gjallesat më të gjata të botës të klasifikohen si “drejt zhdukjes”. Numri i tyre ka rënë nga 155 mijë në vitin 1985, derinë 97 mijë të tilla në 2015-n, sipas Unionit Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (IUCN). Numri i këtyre gjallesave ka rënë për shkak të humbjes së habitateve, gjuetisë pa kriter dhe trazirave civile në shumë pjesë të Afrikës. Ndërkohë, popullata të tjera më në jug të kontinentit afrikan duket se po shënojnë rritje.

Hong Kong: Vdes Panda më e vjetër në botë

Panda më e vjetër në botë, Jia Jia 38 vjeç u gjend e pajetë në kopshtin zoologjik “Ocean Park” në Hong Kong. Gjatë dy javëve të fundit, gjendja shëndetësore e saj ishte përkeqësuar ndjeshëm. Panda e quajtur Jia Jia që nënkupton fjalën “mirë”, i është dhuruar Hong Kong-ut në vitin 1999, bashkë me një panda tjetër, për të festuar dy vjetorin e çlirimit nga kolonia Britanike. Dy javët e fundit, Jia Jia ushqehej shumë pak, racioni i saj ushqimor ishte reduktuar nga 10 kg ushqim në 3 kg ushqim në ditë dhe pesha e saj trupore kishte shkuar nga 71 kg në rreth 67 kg.

Indonezi: Ndaloni tregtinë e shpendëve të egër!

Situata e tanishme ngjason me një makth ku mijëra zogj “paketohen” në kafazë të vegjël në tregjet e Indonezisë. Furnitorët e këtij tregu po shkaktojnë zhdukjen e trembëdhjetë specieve dhe janë duke ndikuar në mënyrë të pallogaritshme mbi biodiversitetin. Një trafikant u arrestua në maj të vitit 2016 me 23 papagaj kreshtë-verdhë që ai i kishte vendosur në shishe plastike me ujë. Gjysma e zogjve nuk i mbijetuan dot kësaj torure. Aktualisht vetëm 7000 papagaj kreshtë-verdhë jetojnë të lirë.

Insektet në zhdukje, pasojat të paparashikueshme

Sipas shkencëtarëve, tre të katërtat e insekteve fluturuese në rezervat e natyrës në gjithë Gjermaninë janë zhdukur në këto 25 vite duke sjellë pasoja të rënda për gjithë jetën në tokë. Insektet janë një pjesë integrale e jetës në Tokë, si polenizues, por dhe si pre e kafshëve të tjera të egra. Flutura është një ndër insektet në rënie, por shkalla e re e zbuluar që është drejt humbjes ka nxitur parlajmërimin se bota është në një “pikiatë” me ndikime të thella në shoqërinë njerëzore.