Spitalle

Ndotja shton sëmundjet, çdo muaj 13 raste të reja me tumor

 

Sëmundshmëria për shkak të ndotjes së ambientit jo vetëm në zonën e Spitallë-Porto Romanos, po në të gjithë qytetin bregdetar të Durrësit është në rritje. Mjeku onkolog, pranë Polikinikës së Specialiteteve në Durrës, shprehet se çdo muaj diagnostikohen raste të reja me kancer.