Sri Lanka

Rrëshqitje dheu në Sri Lanka, frikë për 200 familje të zhdukura

Dyshohet se janë me qindra viktima për shkak të rrëshqitjeve të dheut që kanë ndodhur në tri fshatra në Sri Lanka pas shirave të dendur në ditët e fundit. Të paktën 200 familje rezultojnë të zhdukura thonë autoritetet. Ndërkohë është rritur me 36 numri i viktimave nga koha e keqe. Fshatrat e goditura janë rreth 72 kilometra nga kryeqyteti Colombo. Metereologët parashikojnë sërish kohë të keqe në ditët në vijim. Rrëshqitjet e mëdha të dheut kanë ndodhur si pasojë e shirave të pandërprerë, duke fundosur me qindra shtëpi në tri fshatra në rajonin qendror-perëndimor të Kegalles.