stacion hapesinor

“Një fshat i përhershëm” në Hënë, hapi i parë drejt Marsit

Ngritja e një “fshati” të qëndrueshëm në Hënë përbën fazën e parë drejt eksplorimit të njeriut në Mars, vlerësoi sot Agjencia Hapësinore Evropiane (ESA). Hëna, e pashkeluar nga një qënie njerëzore prej 1972, është vendi i duhur edhe pse Marsi mbetet destinacioni përfundimtar, theksoi ESA me rastin e kongresit të 68-të botëror të astronautikës që mblodhi bashkë nga e hëna prej së premtes 4.000 ekspertë ndërkombëtarë në Adelaide, në Australi.

A jeni gati për një udhëtim në hapësirë?

Kompania ajrore Boeing do t’u ofrojë një vend pasagjerëve civilë në anijen e saj të re hapësinore Star Liner. Destinacioni do të jetë ISS (International Space Station) dhe udhëtimet e para pritet të nisin vitin e ardhshëm. Vendi në dispozicion të pasagjerëve civilë do të ndahet me katër vende të tjera që u janë rezervuar astronautëve. Ky vend nderi fillimisht do të jetë i rezervuar për institucionet, universitetet dhe vendeve të tjera të interesuara, siç bën të ditur Tony Castileja nga Boeing. Por udhëtimi kuptohet nuk do të kushtojë sa një javë në kroçerë. Kostoja e biletës mund të jetë shumë e kripur.

Një mision, 104 satelitë dhe një rekord botëror

India ka rishkruar historinë duke lëshuar me sukses plot 104 satelitë në një mision të vetëm, duke thyer kështu rekordin e mëparshëm të lëshimit të 37 satelitëve nga Rusia në vitin 2014. Lëshimi i tyre u bë nga Qendra Hapësinore “Sriharikota” në Jug të Indisë, ndërsa të gjithë satelitët, me përjashtim të 3 prej tyre, ishin nga vende të huaja, shumica prej të cilave nga Shtetet e Bashkuara. Mbikëqyrësit thanë se ky është një sinjal që tregon se India po ngrihet në nivelin e një “lojtari kyç” në tregun disamiliardësh të hapësirës.

Plani sekret i Kinës për të ndërtuar një stacion hapësinor në Argjentinë

Një plan misterioz është krijuar për të ndërtuar një stacion hapësinor kinez në rajonin Patagoni të Argjentinës. Stacioni mund të përfundojë deri në fund të vitit. Katër vjet më parë liderët e të dy vendeve nënshkruan një marrëveshje për të ndërtuar “Deep Space Station”. Qarqet kanë folur për një “stacion të parë në hemisferën jugore” për të mbështetur programin për “eksplorimin e hënës dhe aktivitete të tjera hapësinore”. Por ka shqetësime se baza do të ketë një qëllim më tepër ushtarak se një qëllim për të eksploruar hapësirën.