Stefano Boeri

Amatorizmi propagandistik i arkitektit Boeri për planin urbanistik të Tiranës

Nga Artan Fuga

Unë jam shumë dyshues tek konceptet me të cilat operon dhe komunikon arkitekti Boeri që ka ardhur në Tiranë, që prezantohet si personi që konceptualizon urbanizimin e ardhshëm të Tiranës; dhe më shqetësojnë idetë që ai shpreh nga tarraca e Bashkisë. Por, paraprakisht desha të them që, unë shikoj që kjo ide e tij për shkatërrim dhe ribërje ndërtesash, më duket se mbyll një fazë të urbanizimit të Tiranës në këto 25 vite, të cilat unë personalisht i kam quajtur të dështuara, qytet që ka rënë, që do binte dhe në gjykimin tim.

Stefano Boeri për planin urbanistik të Tiranës – Pikat kryesore

Stefano Boeri është arkitekti që po harton masterplanin e Tiranës. Edhe pse ai nuk ka realizuar ende ndonjë variant paraprak të planit, Zoti Boeri vazhdon të mbetet aktiv në media për të shpalosur idetë dhe vizionin e tij për Tiranën. Të hënën në mbrëmje ai i ka dhënë një intervistë për emisionin Top Story të gazetarit Sokol Balla. Disa nga mendimet që Zoti Boeri shpalosi gjatë intervistës, ishin: - Ka pjesë të qytetit, që kanë ndërtesa aq të degraduara e që konsumojnë energji, sa është më e kushtueshme t’i rikthesh siç ishin, sesa t’i rrëzosh dhe t’i rindërtosh me një arkitekturë të re dhe me cilësi.