strategji

“Moratorium” apo legalizim i katastrofës mbi pyjet dhe pylltarinë shqiptare

“Në vend të një letre për Parlamentin shqiptar”

Marrëdhëniet e shoqërisë shqiptare me natyrën në përgjithësi e me pyjet në veçanti janë përkeqësuar më shumë se kurrë ndonjë herë në dekadën e fundit. Shkatërimi i institucioneve, konfuzioni ligjor i krijuar nga ndryshimet e shpeshta dhe klienteliste, mungesa e investimeve nga shteti dhe keqpërdorimi i pamatshëm i investimeve të huaja, ka sjellë që 63 % e sipërfaqes së territorit të vendit, të jetë sot jashtë kontrollit të shtetit.

Elbasan – Diskutim mbi politikat e strategjitë për inventarizimin kombëtar të pyjeve e kullotave

Në Administratën e Zonave të Mbrojtura në Elbasan u zhvillua një takim me përfaqesues të Projektit të pyjeve në Shqipëri. Merrnin pjesë  perfaqesues nga Agjencia Kombëtare e Pyjeve të Suedisë, Fakulteti i Pyjeve UBT, AdZM Elbasan, Drejtoria e pyjeve, Bashkia Librazhd, përfaqësues të shoqërisë civile, grupe interesi etj. Diskutimi u  fokusua në ndërtimin e politikave e strategjive për inventarizimin kombëtar të  pyjeve e kullotave me metoda të specializuara. Administrata e Zonave të Mbrojtura në Elbasan ka bërë një punë shumë të mirë për ta kthyer këtë zonë në një atraksion të vërtete turistik.

Kosova me strategji të vjetër të energjisë

Janë bërë shtatë vjet qëkur Qeveria e ka hartuar Strategjinë e Energjisë, e cila nuk është azhurnuar në vitin 2013, siç ishte parashikuar. Vizioni aktual i Qeverisë së Kosovës për energjetikën dallon nga vizioni i betonuar tani prej shtatë viteve në Strategjia e Energjisë 2009-2018. Në atë kohë Qeveria synonte që “Kosovën e Re” ta ndërtonte me kapacitet të instaluar prej 1000 megavatesh me mundësi që në fazën e dytë të ndërtohen edhe 1000 të tjera. Në kuadër të projektit është parashikuar edhe hapja e mihjes së re dhe rivitalizimi i “Kosovës B”. “Kosova A” është parashikuar të mbyllet në vitin 2017, shkruan sot Koha Ditore.

Mos po hakmerret natyra ndaj nesh?

Shqipëria noton në ujë, sot fatet e mijërave shqiptarëve ndodhen në mëshirë të fatit me sytë nga qielli që loton pa pushim dhe me këmbët e tyre të mbuluara me ujë, kjo gjendje ndodhet prezente në shumë qytete të vendit tonë. Mos është faji i motit apo është faji i shtetit për dëmtimet e pafundme e pa kriter të pasurive natyrore ( tokë, ujë, pyje, ajër) për keqmenaxhimin e fondeve, nuk disponohet asnjë plan për basenet e vendit, projeket për rimëkëmbjen e shtretërve të lumenjve, forcimin e digave, argjinaturave, apo pastrimin e kanaleve kulluese.

Panariti: Moratoriumet për të ndaluar shkretimin e vendit

Ndryshimet klimaterike do të kushtëzojnë edhe ndryshimin e agrokulturës në Shqipëri. Sipas ministrit të Bujqësisë ato tashmë kanë diktuar “spostimin gradual të disa kulturave bujqësore drejt rajoneve të reja dhe futjen në kultivim të varieteteve më rezistente dhe më të adaptueshme ndaj ndryshimeve klimatike”. Ministri thotë se ka tashmë një hartë të rajonalizimit të prodhimeve bujqësore në vend e cila sipas tij ka marrë parasysh “përshtatjet e nevojshme në kultivimin e kulturave bujqësore në raport me prognozën gati 20-vjeçare të ndryshimeve klimatike të pritshme.

Politika dhe strategji kombëtare që hartohen dhe miratohen mbi bazën e nje amullie të dhënash

Politika dhe strategji kombëtare që hartohen dhe miratohen mbi bazën e nje amullie të dhënash Jo rrallë herë në vendin tonë ndodh që politika dhe strategji të rëndësishme në nivel kombëtar, hartohen dhe miratohen mbi bazën e të dhënave të pakta dhe të cekta. Shpesh domosdoshmëria për të dhëna solide, të cilat duhet të grumbullohen mbi bazën e metodologjive standarte, të pranura dhe testuara, zëvendësohet me opinionet e një ose disa ekspertëve.

Programi strategjik kombëtar për zonat e mbrojtura (2015-2020) dhe Moratoriumi i Pyjeve

Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura dhe Ministria e Mjedisit kanë mbajtur më datë 19 nëntor, një takim promovues për programin strategjik kombëtar për zonat e mbrojtura, ku AKZM angazhohet të përmirësojë menaxhimin e zonave të mbrojtura sipas kërkesave dhe standardeve ndërkombëtare, duke ruajtur në mënyrë të qëndrueshme burimet natyrore në to.

Ruajtja e natyrës dhe e biodiversitetit kërkon përgjegjshmëri gjithëpërfshirëse

Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri (INCA), në bashkëpunim edhe me disa OMShC lokale, në kuadër të projektit “Fuqizimi i OMSHC-ve shqiptare për promovimin dhe ruajtjen e natyrës në Shqipëri”, me financim nga Bashkimi Evropian (Delegacioni në Shqipëri) dhe i zbatuar nga REC-Shqipëri, ka monitoruar gjendjen e zbatimit të legjislacionit për ruajtjen e natyrës dhe të akteve të tjera nënligjore, për të parë se sa dhe si janë zbatuar ato në praktikë. Krahas analizës u përgatit dhe një platformë investigimi, e cila do të mund të vijë në ndihmë OMShC-ve dhe institucioneve përkatëse për përmirësimin e efikasitetit të tyre në mënyrë që dispozitat ligjore për ruajtjen e natyrës, jo vetëm të njihen më mirë, por të gjejnë zbatueshmëri me efektivitet në terren.

Uji dhe turizmi prioritet e qeverisë që lidhen me zhvillimin e qëndrueshëm

Kryeministri Edi Rama ditën e djeshme (30 tetor 2017) zhvilloi një takim ku prezantoi projekt buxhetin për vitin 2018. Në fjalën që mbajti Edi Rama tregoi pikat kryesorë të buxhetit ku prioritet për këtë vit ishin turizmi dhe uji. Sipas tij këto janë pikat ku do të fokusohet më shumë buxheti i këtij viti. Më tej u tha se buxheti do të ketë një rritje prej 26 miliardë lekësh, buxheti i vitit të ardhshëm do të përmbajë edhe paketën më të lartë të investimeve publike të njohur gjatë 25 viteve të fundit.

Zhvillohet dëgjesa publike për Planin e Integruar Ndërsektorial të Bregdetit

Ministria e Zhvillimit Urban dhe Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit, prezantuan dje, në Vlorë, një prej planeve më të rëndësishme për zhvillimin ekonomik dhe territorial të vendit: Planin e Integruar Ndërsektorial të Bregdetit. Vizioni i Planit të Integruar Ndërsektorial të Bregdetit bazohet në binomin det – tokë si një aset i rëndësishëm kombëtar.