studim

Njerëzimi po thyen rregullat e ekzistencës, kafshët e mëdha detare zhduken të parat

Hulumtuesit kanë zbuluar një sjellje në të cilën po hyn bota sot, sjellje kjo që nuk është parë gjatë 6 periudhave të zhdukjeve masive. Sipas një studimi të ri, për herë të parë në historinë e zhdukjeve masive, kafshët e mëdha të oqeaneve priten të zhduken të parat. Fajtori? Hulumtuesit mendojnë të jenë vetë njerëzit shkaktarët. “Ne kemi zbuluar se zhdukja në oqeane është e lidhur ngushtësisht me përmasat e mëdha trupore”, shprehet paleobiologjisti Jonathan Payne nga Universiteti Stanford.

'Pushtimi' i plastikës, 1 milionë shishe në minutë

1 milionë shishe plastike blihen në të gjithë botën, çdo minutë dhe kjo shifër do të rritet me 20% deri në vitin 2021, duke krijuar një krizë mjedisore që mbase do të jetë më serioze se ndryshimet klimatike. Shifrat publikohen nga gazeta britanike The Guardian, e cila shkruan se më shumë se gjysmë trilioni shishe plastike, do të shiten çdo vit deri në fund të dekadës. Kjo kërkesë, e barazvlefshme me 20 000 shishe të shitura në sekondë, duket se shtyhet nga dëshira për ujë në shishe dhe sidomos nga kultura perëndimore e konsumimit të tij në lëvizje, diçka që po kopjohet kudo.

"Kanarinat" që paralajmërojnë shkatërrimin e ekosistemit

Hulumtimet shkencore thonë se ka disa specie që përmes shtimit apo pakësimit të tyre na mundësojnë vlerësim të gjendjes së përgjithshme të një ekosistemi të tërë dhe parashikim të së ardhmes së tij. Biodiversiteti i planetit Tokë është në rrezik. Do të na duhet të kthehemi pas në kohë mbi 65 milion vjet për të gjetur një përqindje kaq të lartë të specieve të cilat po zhduken, në krahasim me atë çka dëshmojmë sot. Mbrojtja e specieve të rrezikuara shpesh fokusohet tek kafshët me përmasa të mëdha dhe enigmatike siç janë tigrat, arinjtë polarë dhe balenat.

“Mikrobateritë fleksibël” prodhojnë energji nga djersa dhe lejojnë që të përdorni pajisje të vogla

Në të ardhmen, energjia e shpenzuar nga trupi duke bërë aktivitete fizike nuk ka pse të shkojë dëm, ajo do të mund të kthehet në burim për pajisje elektronike. Një ekip inxhinierësh kanë zhvilluar një testim tek bateritë me qeliza fleksibël, të cilat nxjerrin energji nga djersa dhe janë në gjendje të ushqejnë pajisje të vogla, të tilla si LED dhe radio Bluetooth. Këto bateri me qeliza organike gjenerojnë 10 herë më shumë energji se çdo bateri ekzistuese. Mikrobateritë janë të pajisura me një lloj enzime e quajtur “Oxidizes”, e cila bashkohet me “acidin laktik” që gjendet në djersë, dhe në këtë mënyrë prodhojnë energji.

“Vrasësit e heshtur” që i kemi brenda shtëpisë

Ndotja e ajrit, sidomos në qytetet e mëdha, është një ndër shkaktarët e sëmundjeve të rënda që çojnë në vdekje. Por kur është fjala për ndotjen, ajo që shumë prej nesh nuk dinë është se ajri i ndotur nuk qëndron vetëm jashtë shtëpive tona. Ndotjen ne e prodhojmë vetë edhe brenda mureve të shtëpisë në forma të ndryshme. Dushi, aromatizuesit e ajrit dhe qirinjtë aromatikë janë ndotës. Në Britani, këta “vrasës të heshtur” janë shkaktarët e 40 mijë vdekjeve në vit. Sipas studiuesve, ndotja brenda shtëpisë është shkaktare ose kontribuuese në vdekjen e 99 mijë personave në vit në Europë.

2017, viti më i nxehtë që kemi parë

Viti 2017 është një nga vitet më të ngrohta, sipas shifrave të përkohshme nga Organizata Botërore Meteorologjike. WMO thotë se ka gjasa të ketë qënë viti më i nxehtë në mungesë të fenomenit El Niño. Shkencëtarët argumentojnë se trendi afatgjatë i ngrohjes globale i nxitur nga aktivitetet njerëzore vazhdon të jetë i pandryshuar. Ata thonë se shumë prej ngjarjeve të jashtëzakonshme të motit që janë parë këtë vit mbajnë shenjat dalluese të ndryshimeve klimatike.

30 sekondat që shfarosën dinosaurët

Asteroidi që goditi Tokën 66 milionë vite më parë shfarosi treçerekun e gjallesave që popullonin planetin tonë në atë kohë, përfshirë këtu dinosaurët. Ky event u dha mundësi mamalëve dhe njerëzimit që të lulëzojnë në miliona vitet pasaardhëse për t’i dhënë formë një planeti siç e njohim ne sot. Por nëse asteroidi do të kishte goditur vetëm 30 sekonda më herët, ose 30 sekonda më vonë, dinosaurët ndoshta do të ishin ende dominuesit e këtij planeti dhe ne me gjasa nuk do të ekzistonim. Ky është përfundimi i një studimi miliona dollarësh të BBC2.

30 shkencëtarë zhvillojnë studime shkencore në Vjosë: Ndaloni HEC-in

Prej 4 ditësh një ekip i përbërë nga 30 shkencëtarë nga Austria, Gjermania, Sllovenia dhe Shqipëria, po kryejnë studime shkencore në Lumin e Vjosës të parë efektet që pritet te ketë ndërtimi i hidrocentralit të Pocemit. Në një konferencë të mbajtur dje në fshatin Kutë, ata prezantuan rezultatet e para ku janë identifikuar 20 lloje të ndryshme të peshqve për vetëm dy ditë. Profesori Fritz Schiemer nga Universiteti i Vjenës, teksa foli për vlerat e lumit të Vjosës, bëri thirrje për të ndaluar ndërtimin e hidrocentralit.

A duhen ripyllëzuar sipërfaqet e djegura?

Vera 2017, do të mbahet mend gjatë jo për të mirat që solli, por për temperaturat e larta për më shumë se një muaj, për mungesën e reshjeve si dhe për më shumë se 950 zjarre të lemeritshme në pyje të lartë apo të ulët. Këto zjarre janë një thirrje- kushtrim për qytetarët e kësaj toke: -Mendoni e veproni sa nuk është vonë, se këtu do të jemi të detyruar të jetojmë! Në këtë kontekst, i tronditur nga ky realitet mendoj që të mos hesht, por të flas, të kontribuoj sado pak.

A flejnë zogjtë gjatë fluturimit?

Disa zogj, si dallëndyshet, mund të fluturojnë pa u çlodhur për disa muaj dhe për mijëra kilometra. Dyshohej se ata flinin gjatë fluturimit, njësojë si delfinët kur notojnë, por kjo sjellje ende nuk ishte konstatuar. Tashmë, studimi i publikuar në revistën “Nature Communications”, tregon se zogjtë jo vetëm që janë të aftë të flenë gjatë fluturimit, por dinë të ruajnë aftësinë për t’u orientuar në gjendjen REM. (Faza REM, është kur truri ynë përpunon të gjitha informacionet e ditës së kaluar. Ne e përjetojmë këtë fazë disa herë gjatë një nate (cikli i gjumit).

A flenë pemët?

Shumica e organizmave të gjalla e kanë përshtatur sjelljen e tyre me ritmin e ditës dhe natës. Bimët nuk përbëjnë përjashtim: lulet hapen në mëngjes, gjethet e disa pemëve mbyllen gjatë natës. Hulumtuesit e kanë studiuar ciklin e ditë-natës tek bimët për një kohë të gjatë: Linnaeus vuri re se lulet në një bodrum të errët vazhdonin të hapeshin dhe të mbylleshin, ndërsa Darvin regjistroi lëvizjen e gjetheve dhe kërcellit të bimëve gjatë natës dhe e quajti atë "gjumë" . Por edhe sot e kësaj dite, studime të tilla janë bërë vetëm me bimë të vogla të rritura në vazo, dhe askush nuk dinte nëse pemët flinin.

A ka lindur paranjeriu në Ballkan?

Shumë ekspertë mendojnë se ndarja e njeriut nga majmuni ka ndodhur në Afrikë. Por djepi i njerëzimit mund të ketë qenë edhe Ballkani. Lidhjet mes shimpanzeve të sotme dhe njerëzve me sa duket janë ndarë në Evropë dhe jo - sikurse supozohet shpesh - në Afrikë. Këtë ide prezantoi në revistën "PLoS One" një ekip studiesish nga Qendra Senckenberg për Evolucionin e Njeriut dhe Paleomjedisin (HEP) në Tybingen (Tübingen). Po ashtu ky hap evolucioni mund të ketë ndodhur disa qindra mijëra vjet më parë se sa mendohej deri tani.

A mundet që të punuarit më pak të ngadalësojë ndryshimet klimatike?

Si të punuarit më pak mund të zgjidhë problemet tona? Javët më të shkurtra të punës mund të ndihmojnë në reduktimin e aksidenteve, të luftojnë ndryshimet klimatike, të ndihmojnë në barazinë gjinore, dhe shumë të tjera, pretendon historiani dhe autori Rutger Bregman. Në verën e vitit 1930, ekonomisti britanik John Maynard Keynes dha një leksion tepër interesant në Madrid të titulluar “Mundësitë Ekonomike për Nipërit tanë” – me fjalë të tjera, për ne. Në atë kohë, Madridi ishte rrëmujë. Papunësia kishte dalë jashtë kontrollit. Shumë vite pas këtij leksioni, ai u shpreh se njerëzimi do të përballet me sfidën më të madhe që kishte hasur ndonjëherë: çfarë do të bënte me kohën e lirë.

A rrezikohemi nga produktet aromatike?

Tani është periudha e vitit kur përgjithësisht i mbajmë mbyllur dyert dhe dritaret dhe ndoshta ndezim më shumë qirinj aromatike për të ndriçuar mbrëmjet e gjata të dimrit. Por a ka një rrezik potencial, pyet Saleyha Ahsan. Shumë njerëz përdorin sprucues ajri dhe sprucues freskues trupi - pothuajse të gjithë prej këtyre produkteve kanë përbërësin e listuar si "parfum". Ajri i aromatizuar krijon atmosferë më të qetë dhe më të këndshme në shtëpitë tona gjithmonë e më të izoluara, por a keni menduar ndonjëherë se çfarë ndodh me të gjithë këto kimikate parfumi?

Ajri i papastërt, vdekjeprurës

Një studim i ri vë në dukje se ajri i papastërt është forma më vdekjeprurëse e ndotjes. Ai është shkaktari i katërt kryesor i vdekjeve të parakohshme. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës Joe De Capua, kjo i kushton ekonomisë globale qindra miliarda dollarë çdo vit në orë pune të humbura. Studimi i ri “Kostoja e Ajrit të Ndotur: Forcimi i Bindjes Ekonomike për Veprim”, është kryer nga Banka Botërore dhe Instituti i Matjes dhe Vlerësimit të Shëndetit. Urvashi Narain, ekonomist i lartë për mjedisin në Bankën Botërore thotë se “Motivacioni kryesor i këtij raporti ishte të theksonte sfidën e ajrit të ndotur.

Alarm në Kinë, 1.6 milionë njerëz vdesin çdo vit nga smogu

Emergjencë e re për ndotjen e ajrit në Kinë. Në kryeqytetin kinez, Pekin, përqendrimi i grimcave toksike, i cili ka arritur në kuotën 551, është rritur shumë duke u bërë i dëmshëm për shëndetin. Sipas të dhënave të publikuara nga ambasada amerikane në Pekin, dukshmëria është reduktuar në disa dhjetëra metra. Sipas raporteve botërore të organizatave të shëndetësisë, ndotja e ajrit vret në Kinë: deri tani, sipas raporteve të publikuara, 1.6 milionë njerëz vdesin çdo vit nga smogu.

Alarmi i sizmiologëve: Tërmeti i madh po vjen

Ngjarjet e para në filmin 2012 mund të bëhen realitet. Këtë herë nuk është parashikim i Mayave të lashtë, por alarm i një grupi sizmiologësh me famë ndërkombëtare. “E çara e San Andreas është bllokuar, e mbushur dhe e gatshme që të shpërthejë”, kanë bërë të ditur studiuesit në Konferencën Kombëtare të Tërmeteve në Long Beach, Kaliforni. E çara (një frakturë e litosferës së Tokës) lëvizi në mënyrë të konsiderueshme në vitet 1857 dhe 1906, pastaj më pak në vitin 1989, gjithmonë me pasoja shkatërrimtare, dhe “është në një fazë qetësie prej shumë kohësh”, thotë Thomas Jordan, drejtor i Qendrës së Tërmeteve të Kalifornisë së Jugut.

Alarmi: Fushat me bar sintetik mund të jenë kancerogjene

Një ndeshje minifutbolli në një fushë me bar sintetik mund të shndërrohet në rrezik për shëndetin. Kur luan futboll apo tenis në një fushë të tillë askush nuk e mendon se ajo mund të përmbajë shumë baktere të rrezikshme. Sipas një studimi të Universitetit të Catania-s, situata mund të cilësohet alarmante. “Në barin sintetik mund të gjesh gjithçka: stafilokok, E. Coli e shumë të tjera”, – shprehet Cinzia Randazzo, docente e Mikrobiologjisë Agroalimentare në Universitetin e Catania-s.

Alaskë: Zbulohet një specie e re fluture që mbart të dhëna për ndryshimet klimatike

Hulumtuesit kanë zbuluar në Alaskë një specie të re të mundshme të fluturave dhe besojnë se kjo gjetje mund të na tregojë më shumë në lidhje me ritmin e ndryshimeve klimatike. Sipas një studimi të publikuar javën e kaluar në Journal of Research, Tanana Arktik, ose Oeneis tanana, duket se ka evoluar nga një hibrid i rrallë kur dy lloje fluturash janë çiftuar para epokës së fundit të akullnajës. Flutura mund të ndihmojë që të hidhet dritë mbi historinë gjeologjike të Arktikut të Veriut dhe mbi ndryshimet aktuale dhe të ardhshme të mjedisit.

Apokalipsi i 65 milionë viteve më parë shfarosi shumë krijesa të Antarktikut

66 milionë vjet më parë, një meteor i madh goditi Tokën, duke zhdukur dinozaurët së bashku me shumë krijesa të tjera të asaj periudhe. Shumë shkencëtarë besonin se ato krijesa që shpëtuan nga kjo përplasje, do të adaptoheshin për të mbijetuar edhe në kushte ekstreme. Por sipas studimeve rezulton se edhe ato kafshë që shpëtuan, nuk ishin mjaft imune që të mbijetonin. Hulumtues të Universitetit Leeds, identifikuan 6,000 fosile që besohet se janë 65 milionë vjet të vjetra. Fosilet e gjetura u përkisnin një shumëllojshmërie kafshësh, duke përfshirë edhe krijesën ”heteromorfe”, një paraardhës i hershëm i oktapodit.