stuhi

Bangladesh, goditje masive nga rrufetë 65 të vdekur në 4 ditë

65 njerëz janë vrarë nga goditjet rrufe në Bangladesh në katër ditë, pasi vendi vazhdon të ketë sezonin e tij vjetor me stuhi të rënda. Shumica e vdekjeve kanë ndodhur në pjesën rurale të Bangladeshit në veri dhe në pjesën qendrore. Viktimat janë kryesisht fermerë dhe punërorë ndërtimi. Rrufetë janë të zakonshme në këtë zonë, ky vend përjeton stuhitë më të rënda dhe rrufe të shpeshta ndërmjet muajit maj dhe qershor.

City Apps - Ndërtesat e veçanta “lundruese” që mund të përballojnë stuhitë

Bangladeshi është një nga vendet që preket më së shumti nga përmbytjet, stuhitë dhe ndikimet nga rritja e nivelit të detit. Konkretisht, në vitin 2016, Bangladeshi përjetoi katër ciklone, një numër rekord duke bërë një krahasim me vite më parë. Gjithashtu shkencëtarët flasin me shqetësim edhe për të ardhmen. Sipas hulumtuesit kryesor për klimën në vend, Atiq Rahman: Deri në vitin 2050, rritja e nivelit të detit mund të përmbytë 17% të tokës dhe të zhvendosë deri në 18 milionë banorë nga Bangladeshi.

Rumani, stuhitë shkaktojnë 8 viktima e mbi 60 të plagosur

Të paktën 8 persona gjetën vdekjen dhe 67 persona mbetën të plagosur si pasojë e një stuhie të fuqishme që goditi Rumaninë Perëndimore me erëra deri në 100 km në orë. Mbrojtja Civile rumune njoftoi se erërat e forta shkatërruan edhe rrjetin elektrik. Trafiku rrugor dhe hekurudhor u ndërpre për shkak të pemëve të rrëzuara. Disa spitale, shkolla dhe ndërtesa apartamentesh kishin kulme të dëmtuara dhe dhjetëra qytete dhe fshatra mbetën pa energji elektrike. Shumë prej viktimave ishin njerëz që po shëtisnin në rrugë apo po ktheheshin nga supermarketet.

SHBA - Stuhia mbërrin edhe në shtetin e Luizianës

Pas Teksasit, Stuhia Tropikale Harvey ka mbërritur edhe në shtetin amerikan të Luizianës. Një rekord reshjesh ka pushtuar tashmë të dy shtetet ndërkohë që pjesë të mëdha të qytetit të Hjustonit janë tashmë nën-ujë. Më shumë se 20 persona raportohet të kenë vdekur si pasojë e kësaj stuhie, ndërkohë që mijëra të tjerë janë larguar nga shtëpitë e tyre në kërkim të strehave të emergjencës për shkak të përmbytjeve të rënda.

SHBA, stuhia tropikale i drejtohet Floridas

Pas Luizianës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është radha e Floridës të shpallë emergjencën pas kanosjes se një rreziku të madh nga një stuhi tropikale, që sipas meteorologëve do të sjellë përmbytje fatale dhe erëra tepër të forta. Guvernatori i Floridës, Rick Scott foli për të gjitha masat paraprake që po merren nga autoritetet. Shirat e dendur kanë nisur prej mëngjesit të së mërkurës dhe me shumë gjasë reshjet do të shtohen. Ndërsa në fundjavë banorët janë paralajmëruar të marrin masat e duhura pasi kanoset rreziku i uraganit Madeline.

Stuhi e fuqishme në Moskë, të paktën 11 persona humbin jetën

Të paktën 11 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur si pasojë e një stuhie të fuqishme që ka goditur ditën e djeshme Moskën. Kreu i bashkisë së Moskës, Sergei Sobyanin, u ka shprehur ngushëllime familjeve të njerëzve që e humbën jetën nga kjo stuhi. Ministria e Energjisë ka njoftuar se nga stuhia janë shkatërruar shtyllat elektrike në Moskë, kështu që afro 7300 vetë kanë mbetur pa energji elektrike. Po ashtu, është dëmtuar edhe sistemi transportues i qytetit, ndërsa shumë lidhje të trenave janë shtyrë ose anuluar.

Stuhi e pazakontë në Emiratet Arabe, era shkul pemë e shkatërron makina

Fluturime të pezulluara, rrugë të bllokuara, shkolla dhe zyra të mbyllura në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku janë regjistruar reshje dhe erëra me kapacitete rekord. Gjithë aktivitetet e përditshme janë ndërprerë në Abu Dhabi, ku erërat dhe shiu kanë rrëzuar pemë dhe kanë rrënuar objekte. Më shumë se 250 aksidente rrugore janë regjistruar deri në mesditë siç raportojnë mediat lokale.

Stuhia 'Nate', 10 viktima në Kosta Rika dhe Nikaragua

Të paktën 10 njerëz kanë humbur jetën në shtetet e Amerikës Qendrore, Kosta Rika dhe Nikaragua, si pasojë e vërshimit të stuhisë tropikale 'Nate', e cila tani i është drejtuar brigjeve jugore të SHBA-ve. Në të dy vendet e Amerikës Qendrore është deklaruar gjendje e jashtëzakonshme dhe raportohen mbi 15 njerëz të humbur. Stuhia 'Nate' ka shkaktuar shira të forta, rrëshqitje të dheut dhe përmbytje që po bllokojnë rrugët, duke shkatërruar urat dhe dëmtuar shtëpitë.

Stuhia dëmton bujqësinë

Pasditen e së hënës erërat e forta dhe shiu i rënë me intensitet të lartë kanë shkaktuar dëmtime kryesisht në pemë frutore e serra të mbuluara me plastmas. Përgjatë rrugës së saj stuhia, e cila ka përshkuar nënprefekturën e Lushnjes në drejtim jug-perendim – veri-lindje, nuk ka kursyer as tabelat e hekurta të vendosura në autostradë dhe tabelat reklamuese. Më të mëdha dëmet janë në sferën e bujqësisë. Mbjelljet e vjeshtës për dhjetëra fermerë kanë dështuar sapo kanë nisur.

Stuhia përfshin Evropën Qëndrore, deri tani 5 të vdekur

Stuhia e fuqishme Herwart ka shkaktuar dëme të mëdha në pjesë të Europës Qendrore dhe Veriore, duke vrarë të paktën 5 persona në Gjermani, Poloni dhe Republikën Çeke. Në malin më të lartë të Çekisë, erërat e stuhisë arritën një shpejtësi 180 km/h, ndërkohë që shumë persona atje dhe në Poloni janë ende pa energji elektrike. Media çeke raporton se të paktën dy persona kanë mbetur viktima për shkak të pemëve që stuhia rrëzoi. Ndërkaq, qendra e qytetit gjerman të Hamburgut është përmbytur pasi lumi i Elbës doli jashtë shtratit.

Stuhitë sjellin tornado në Kolorado, ndërsa në Arizona akull

Një seri tornadosh kanë kaluar nëpër Koloradon lindore, duke shkaktuar disa dëmtime të lehta si dhe dëme në auto-shtëpiza dhe në ndërtesa. Një tjetër stuhi pranverore solli kushte të papërshtatshme për vozitësit e makinave në Arizonën veriore, pasi rrugët ishin të ngrira. Shërbimi Kombëtar i Motit, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka thënë se të paktën katër tornado kanë goditur shtetin Yuma County të shtunën, rreth 100 milje në lindje të Denverit, në afërsi të kufirit me Kolorado Nebraska dhe Kansas, raporton UsaToday.