stuhi debore

Gjermani, bora shkakton kaos, shënohet viktima e parë

Pjesë të Evropës Perëndimore janë në kaos të trafikut, pasi temperaturat ranë nën zero dhe rreshjet e borës bllokuan rrugët duke shkaktuar disa aksidente të rënda. Stuhi të tilla të mëdha në det nuk janë parë për dekada të tëra. Temperaturat në disa pjesë të Skandinavisë arritën në minus 40 gradë. Një 20-vjeçar nga Gjermania ka vdekur, ndërsa shokët e tij u plagosën rëndë pas humbjes së kontrollit të makinës së tij në autostradën e ngrirë në Gjermaninë Perëndimore. Dy kamionë u përplasën në jug të vendit dhe duke shkaktuar dëm prej gjysmë milion euro, dhe aksidenti të tjera të shumta janë shënuar në të gjithë vendin vetëm gjatë ditës së enjte.

Moti i keq, Emergjencat Civile: Bllokim në disa akse, ja situata në vend

Përkeqësimi i motit gjatë mbrëmjes së djeshme dhe reshjet e dendura të borës kanë shkaktuar bllokimin e disa akseve rrugore, kryesisht në zonat rurale. Në disa akse nacionale ka pasur vështirësi në qarkullim, duke bërë të detyrueshëm përdorimin e zinxhirëve për automjetet. Strukturat e Emergjencave Civile në rrethe dhe kompanitë e kontraktuara për mirëmbajtjen e rrugëve kanë qenë në krye të detyrës, duke pastruar dëborën në akset rrugore, duke hedhur skorie e kripë në rrugë apo duke u ardhur në ndihmë mjeteve që kishin probleme.

Ngricë dhe dëborë. Vështirësi në qarkullim dhe ndërprerje energjie

Reshjet e dëborës që kanë zbritur deri në qytetin bregdetar të Durrësit, Kavajës, por edhe në Tiranë, ia kanë lënë vendin ngricave në pjesën më të madhe të territorit të vendit. Situata më e rënduar paraqitet në verilindje dhe juglindje. Akset rrugore Bulqizë-Peshkopi dhe Bulqizë-Burrel kalohen me zinxhirë me shumë vështirësi. Ura e Çerenecit-Klenjë është e bllokuar. Disa fshatra janë bllokuar dhe janë pa energji. Probleme me qarkullimin ka edhe ne aksin Elbasan-Librazhd -Qafë Thanë. E bllokuar nga bora është njësia administrative Stëblevë, ku trashësia arrin 50 cm.

Stuhi bore në Kili, një i vdekur, kryeqyteti pa energji elektrike

Rreth 270 mijë persona kanë mbetur pa energji elektrike në Santiago, kryeqytetin e Kilit, pas stuhisë më të fuqishme të borës që ka goditur rajonin që nga viti 2007. Mediat në Kili njoftojnë se një person ka humbur jetën gjatë pastrimit të akullit ndërsa dy të tjerë janë plagosur nga shoku elektrik pasi ka shpërthyer një kabllo elektrike. Meteorologët thonë se bëhet fjalë për stuhinë më të fortë të borës në dhjetë vitet e fundit dhe se rajoni në ditët e fundit është përfshirë nga temperatura jashtëzakonisht të ulëta.

Stuhia me borë “Jonas” godet SHBA, raportohen 8 të vdekur

Një super-stuhi dimërore po i afrohet brigjeve lindore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ku pritet të sjellë reshje thuajse rekord dëbore. Mbi 50 milionë vetë janë paralajmëruar mbi rrezikun e stuhisë paralizuese që pritet ta godasë rajonin duke ju kërkuar që të qëndrojnë në shtëpi. Deri tani kanë vdekur 8 persona. Stuhitë e dëborës priten të godasin 85 milionë banorë, ndërkohë që Uashingtoni dhe Baltimore janë zonat e goditura më tepër, ndërkohë që Uashingtoni dhe Baltimore janë zonat e goditura më tepër.