Suedia

A mundet Suedia të frenojë shoqërinë konsumiste?

A do të ndalonit së hedhuri gjëra tutje dhe t'i riparoni dhe ripërdorni sendet nëse kjo do të ishte më ekonomike? Qeverisë Suedeze i pëlqen të mendojë se qytetarët e saj do të ndalojnë sjelljen konsumiste, dhe kanë vënë planin në zbatim. Buxheti i vendit për vitin 2017 do të heqë taksat për riparimet e vogla për biçikletat, këpucët dhe rrobat. Atyre të cilët riparojnë sendet dhe pajisjet e tyre si lavatriçet dhe pjatalareset do ti ofrohen rimbursime.

Ambasadori i Suedisë në një tur me biçikletë nëpër Shqipëri

Ambasadori i Suedisë në Shqipëri, Z. Johan Ndisi, gjatë vitit do të udhëtojë nëpër Shqipëri me biçikletë. Gjatë këtyre udhëtimeve, ai do të vizitojë projektet që mbështeten nga Suedia si dhe do të informohet mbi progresin në lidhje me reformën administrative dhe atë territoriale. Gjithashtu, do të vizitojë shkolla për të diskutuar me nxënësit dhe për t’u takuar me njerëz nga zona të ndryshme të Shqipërisë. Duke folur për turin me biçikletë i cili po afron, Ambasadori Ndisi nënvizoi mundësinë për të mësuar më shumë për Shqipërinë.

Ambasadori Ndisi në Shkodër: Mjedisi, prioritet i mbështetjes suedeze në Shqipëri

Ambasadori i Suedisë në Shqipëri, Johan Ndisi ka filluar nga Shkodra, turin e tij të takimeve në bashkitë e Shqipërisë. Ai në mënyrë simbolike ka vendosur që në çdo qytet të hyjë me biçikletë. Ky tur çiklistik i tij dhe njëkohësisht prezantimi si i pari ambasador resident në Shqipëri, ka filluar në Shkodër, “qytetin e biçikletave” të Shqipërisë. Ambasadori Johan Ndisi është pritur në hyrje të qytetit të Shkodrës nga nënkryetari i Bashkisë Shkodër, Dritan Meta, punonjës të Administratës së Bashkisë Shkodër dhe përfaqësues të Shoqërisë Civile.

Ja si u prit Dita Botërore e Mjedisit në Pogradec

Në Ditën Botërore të Mjedisit, Shoqata “Unë, Gruaja” sëbashku me Zyrën Arsimore Pogradec dhe me “Explore Pogradec” organizuan një marshim ndërgjegjësues në kuadër të kësaj dite. Morën pjesë nxënës nga shkolla 9-vjeçare ''M.E.Minarolli" dhe shkolla 9-vjeçare "Gjokë Pjetër Shqiptari", si dhe të rinj me biçikletat mundësuar nga "Visit Pogradec". Të gjithë sëbashku ecën përgjatë vijës liqenore në shëtitoren e Pogradecit. Ata mbanin në duar pankarta dhe materiale të tjera ndërgjegjësuese në mbrojtje të mjedisit.

Qendra e parë tregtare në botë për mallrat e ricikluar

ReTuna Återbruksgalleria është një qendër tregtare, e dedikuar krejtësisht për mallrat e riparuar dhe ripërdorimin e tyre në mënyrë të tillë që, të krijohet një produkt i një cilësie apo vlere më të lartë se origjinali. Ajo kombinon një qendër tradicionale bashkiake riciklimi me një qendër tregtare, në mënyrë që njerëzit mund të lënë mallrat për të cilat ata nuk kanë më nevojë, dhe pastaj të kërkojnë për diçka të re - ndoshta edhe të ndalojnë ndonjëherë për një kafe. Kjo është qendra e pare tregtare e këtij lloji në Suedi, dhe me aq sa ata dinë, e para në botë. Stafi në depon riciklimit grumbullon dhe klasifikon mallrat që vijnë, duke lënë mënjanë ato që mund të riparohen ose rinovohen.

REC Shqipëri: Fillon “Programi i të rinjve”

Ka filluar sot më 5 qershor në Tiranë, “Programi i të rinjve” në kuadër të programit "Mbështetje për Organizatat e Shoqërisë Civile në fushën e Mjedisit në Shqipëri (SENiOR-II)", mbështetur nga Qeveria Suedeze Paketa e Punës Nr. 1.1: “Forcimin Institucional të OSHC-ve”, zbatuar nga REC Shqipëri. Programi i kursit në të cilin marrin pjesë 20 përfaqësues të organizatave mjedisore në vend, është organizuar në disa module leksionesh.

Riciklimi i Suedisë është aq revolucionar, sa vendi ka mbetur pa mbetje

Riciklimi në Suedi është aq revolucionar, sa që vendi do të importojë mbetje nga vendet e tjera për të mbajtur në punë fabrikat e riciklimit. “Çfarë mësimesh mund të nxjerrim prej tyre?”- pyet Hazel Sheffield. Suedia është kaq e mirë në riciklim sa për disa vite, ka importuar mbetje nga vendet e tjera për të mbajtur në punë fabrikat e riciklimit. Më pak se 1 përqind e mbetjeve shtëpiake nga Suedia u dërguan në landfill vitin e kaluar ose çdo vit që nga viti 2011.

Suedia kalon ligjin për 0 shkarkime karboni deri në vitin 2045

Suedia sapo mori një hap të madh përpara duke u bërë vend edhe më i gjelbër sesa tashmë është. Një ligj i ri i miratuar nga parlamenti i vendit do të zvogëlojë shkarkimet e karbonit në zero deri në vitin 2045. Ky veprim e bën Suedinë vendin e parë që përditëson objektivat e tij të karbonit që nga Marrëveshja e Parisit në vitin 2015. Një komitet shumëpalësh përgatiti ligjin, i cili më pas u miratua me një shumicë dërrmuese, duke e çuar qëllimin për 0 shkarkime karboni nga viti 2050 në vitin 2045.

Suedia neutrale ndaj karbonit deri në vitin 2045

Shtatë nga tetë partitë parlamentare mbështesin propozimin për ulje të shpejta të shkarkimeve të karbonit, nxitur nga marrëveshja e Parisit. Suedia është duke synuar për të neutralizuar shkarkimet e gazit serrë deri në vitin 2045. Vendi skandinav do të ulë shkarkimet territoriale me të paktën 85% krahasimisht me nivelet e 1990-tës dhe do të kompensojë pjesën tjetër duke investuar në projekte të gjelbra. Ky ishte propozimi që u zbulua të martën në Komisionin Parlamentar përgjegjës për politikat mjedisore, mbështetur prej shtatë nga tetë parti gjithësej.

Suedia planifikon të ngrohë shtëpitë nëpërmjet kërkimeve në internet

E-mail -et apo fotografitë në Instagram nuk realizohen pa gjurmë karboni: ato ruhen në qendra për të dhënat të cilat vazhdimisht kërkojnë energji për të ftohur serverat. Por Stokholmi vjen me një ide gjeniale për përdorimin e kësaj nxehtësie të çuar dëm: pse mos të ngrohim shtëpitë me këtë nxehtësi? Shumica e qendrave të të dhënave nuk janë shumë miqësore me mjedisin. Sipas një vlerësimi, ato konsumojnë afërsisht të njëjtën sasi energjie sa një industri e linjave ajrore, dhe mendohet që kjo sasi energjie në këto qendra të 3 fishohet në dekadën e ardhshme. Por nxehtësia që prodhohet në këto qendra mund të ndihmojë në reduktimin e përdorimit të lëndëve djegëse.

Suedia synon tërësisht energji të rinovueshme deri në vitin 2040

Vitin e kaluar 57 përqind e energjisë së Suedisë u sigurua nga burime të ripërtëritshme. Suedia ka për qëllim të përdorë tërësisht energji të rinovueshme brenda 25 viteve të ardhshme, ka thënë një zyrtar për mediat. Vitin e kaluar, 57 përqind e energjisë së Suedisë u sigurua nga burime të ripërtëritshme si hidrocentralet dhe mullinjtë e erës, ndërsa pjesa e mbetur vjen nga energjia bërthamore. Vendi tani ka në plan të kapërcejë "potencialin e tij të madh" për fuqinë e erës, për ta bërë vendin plotësisht të lirë nga fosilet deri në vitin 2040.

Suedia vazhdon të mbështesë shoqërinë civile mjedisore në Shqipëri nëpërmjet REC Shqipëri

Qendra Rajonale e Mjedisit (REC) Shqipëri ka nënshkruar një marrëveshje të re me Ambasaden Suedeze në Tiranë në lidhje me mbështetjen e shoqërise civile mjedisore në Shqipëri. Kjo marrëveshje financon një program (SENiOR-II), i cili është si vazhdimësi e programit të mëparshëm për mbështetjen e shoqërisë civile mjedisore mbështetur nga Ambasada Suedeze i quajtur SENIOR–A. Bazuar mbi një marrëveshje të re tri-vjeçare, REC Shqipëri do të menaxhojë afërsisht 1.4 milionë euro për ta rishpërndarë në organizatat lokale mjedisore nëpërmjet një procesi grantdhënie.