Sulove

Sulova, bukuri e gdhendur në shkëmbinj

Në të majtë të rrjedhës së poshtme të lumit Devoll, aty ku peizazhi i valëzuar i kodrave fillon ngjitjen e tij shkallë-shkallë, sikur duan të mbërrijnë malet, shfaqet krahina e Sulovës, një nga krahinat qendrore që shtrihet në kufirin ndarës të Shqipërisë së Mesme dhe asaj Jugore, nën këmbët e malit të shenjtë të Tomorrit. Për ata që e kanë vizituar, Sulova zgjon pamje të mrekullueshme tunduese natyrore, por edhe të historisë së saj shekullore.